Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rishikohet me ulje rritja ekonomike

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rishikohet me ulje rritja ekonomike

Në Shqipëri, Qeveria ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike për vitin 2019, pas një rënieje të ndjeshme që u regjistrua në dy tremujorët e parë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha të hënën në parlament, gjatë prezantimit të aktit normativ që rishikon të dhënat kryesore të buxhetit, se ndikimin kryesor në ngadalësimin e rritjes e kanë dhënë “sektori i energjisë elektrike dhe atij të “argëtim dhe shlodhje” ku bëjnë pjesë “lojërat e fatit”, të dyja me një efekt minus 1.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë”.

Prodhimi i energjisë ka pësuar një rënie të fortë gjatë 2019, si pasojë e mungesës së reshjeve, ndërsa ndikimi i “lojërave të fatit” erdhi si pasojë e vendimit të qeverisë për t’i mbyllur ato që nga fillimi i 2019-ës.

Sipas ministres Denaj “pavarësisht një ngadalësimi të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit për shkak të disa faktorëve të luhatshëm dhe të përkohshëm, sektorët kryesorë të ekonomisë vazhdojnë të përmirësohen.

Konkretisht, sektorët që kanë shënuar rritje të qenësishme pozitive në tremujorin e dytë të këtij viti, me kontribut më të lartë pozitiv, janë industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese me 15.6% rritje, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me 4.4% rritje dhe ajo e produkteve të drurit dhe letrës me 15.6 % rritje.

Rritje të qenësishme që varion nga 4.8 në 13.9% pati në pjesën më të madhe të sektorit të shërbimeve, që nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor, transporti, komunikacioni, aktivitetet financiare dhe ato të pasurive të paluajtshme”, theksoi ministrja Denaj.

Në tremujorin e parë, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 2.4 për qind, ndërsa në tremujorin e dytë me 2,31 për qind.

Banka e Shqipërisë nga ana e saj, parashikon që të njëjtat ritme të jenë dhe për pjesën e dytë të vitit.

Parashikimi i Qeverisë, dhe pas rishikimit të të dhënave, mbetet më optimist se ai i institucioneve financiare ndërkombëtare.

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi muajin e kaluar se rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të jetë në nivelet e 3 për qind, nga 3,7 për qind që ishte parashikimi i tij i muajit Prill.

Po ashtu dhe Banka Botërore i rishikoi me ulje vlerësimet e saj, nga 3,7 për qind që ishte parashikimi në pranverë, në 2,9 për qind.

Sipas Bankës, me zbutjen e efektit shock të prodhimit të energjisë elektrike, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të përmirësohet, në rreth 3,5 për qind ne dy vitet e ardhshme.

Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar, në këtë pikë është më optimist duke parashikuara një PBB prej 4 përqindësh për periudhën 2020-2024. /VOA

Tags: rishikohetRritja ekonomikeshqiperiulje

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Si janë grabitur 3 mijë hektarë tokë publike pranë Gjirit të Lalzit

Si janë grabitur 3 mijë hektarë tokë publike pranë Gjirit të Lalzit

Shemben shkëmbinjtë në Theth, bllokohet rruga

Shemben shkëmbinjtë në Theth, bllokohet rruga

Blerina Gjylameti shfaqet pas humbjes tragjike të vëllait

Blerina Gjylameti shfaqet pas humbjes tragjike të vëllait







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com