Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ngushtohet rrethi për atentatin ndaj prokurorit, 2 të dyshuar drejt Tiranës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngushtohet rrethi për atentatin ndaj prokurorit, 2 të dyshuar drejt Tiranës

Laboratori i Policisë Shkencore pohon se ka përputhje të lartë ndërmjet gëzhojave të gjetura në atentatin e tipit mafioz, në drejtim të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, dhe armëve të sekuestruara në një automjet në Ishëm.

Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dy persona me origjinë nga Fushë-Kruja. Por, ende nuk dihet roli i tyre në atë ngjarje kriminale ku mbetën të plagosur tre persona.

Armët e zjarrit të sekuestruara në automjetin e braktisur në Ishëm, pas atentatit të së premtes në Durrës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoj dhe dy miqte e tij, sipas Laboratorit të Policisë Shkencore kanë ngjashmëri më gëzhojat e gjetura në vendngjarje.

Burime nga grupi hetimor pohuan për “ABC News” se, nga kryerja paraprake ka rezultuar një përputhshmëri e lartë. Pasi gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë qëlluar nga armët tip kallashnikovë të lëna në mjetin e braktisur në Shkafanë të Ishmit.

Ekspertët e balistikës në Policinë e Shtetit do të bëjnë edhe në një krahasim të dytë. Për të hequr çdo dyshim mbi përputhshmërinë e gjilpërës së automatikut kallashnikov, model 56 dhe shenjës së lënë në kapsollen e gëzhojave të gjetura te mbikalimi i Shkozetit.

Në atentatin e tipit mafioz të së premtes ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shoferit Andi Maloku dhe mikut të tyre Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi apo me pseudonim “Rrumi”, dyshohet se u qëllua nga dy armë të ndryshme.

Policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje një numër të lartë personash, ku dy prej tyre janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Automjeti që autorët u larguan në drejtim të Ishmit, tip Mercedes Benz me targa AA 342 LM ishte vjedhur në Tiranë dy javë më parë.

Në të njëjtin mjet gjithashtu u gjetën edhe prova të tjera, si maska, fije floku dhe gjurmë papilare të lënë te një bidon plastik me benzinë.

Për të bërë të mundur identifikimin e personave nëpërmjet analizave të AND-së, Laboratori i Policisë Shkencore do të kërkojë të krahasojë nëpërmjet Interpolit, profilit gjenetik të përftuar pasi, autorët mund të rezultojnë të dënuar në vendet e Bashkimit Europian.

Të gjitha veprimet e zinxhirit komandues në Durrës po verifikohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, pasi zona monitorohet me patrulla të lëvizshme policore gjatë 24 orëve.

Pikëpyetjet e grupit hetimor janë të shumta, pasi nga koha kur ndodhi atentati rreth orës 16:25, policia mbërriti rreth 20 minuta më vonesë. /abcnews.al

 

 

Tags: Arjan Ndojatentatipolicia

TË LIDHURA

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

12:43 | 09/01/2026
Hetimet për Ballukun, SPAK kryen kontrolle në disa subjekte
Aktualitet

Hetimet për Ballukun, SPAK kryen kontrolle në disa subjekte

12:40 | 09/01/2026
Berisha mbledh tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, Shehaj, Qori e Lapaj refuzojnë ftesën.
Politikë

Berisha mbledh tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, Shehaj, Qori e Lapaj refuzojnë ftesën.

11:48 | 09/01/2026
Next Post
 Arjan Çani i zbulon ish-kryeministrit terapinë pse është kaq në formë

“E mashtron prej disa javësh”, Berisha publikon foton e qytetarit në grevë urie

I akuzuari për spiunim në Bullgari dekorohet nga Putini

I akuzuari për spiunim në Bullgari dekorohet nga Putini

Alfred Peza zbulon se kur do të kthehet Lulzim Basha në pushtet

Alfred Peza zbulon se kur do të kthehet Lulzim Basha në pushtet







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

by mirseda
12:43 | 09/01/2026
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar sot disa kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku....

Hetimet për Ballukun, SPAK kryen kontrolle në disa subjekte

Hetimet për Ballukun, SPAK kryen kontrolle në disa subjekte

12:40 | 09/01/2026
Berisha mbledh tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, Shehaj, Qori e Lapaj refuzojnë ftesën.

Berisha mbledh tryezën e opozitës dhe shoqërisë civile, Shehaj, Qori e Lapaj refuzojnë ftesën.

11:48 | 09/01/2026
“Do dëmshpërblehen banesat dhe gjëja e gjallë”/ Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar. Diskutimet që priten

11:26 | 09/01/2026
Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë

Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë

11:09 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com