Pas takimit me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin perëndimor Matthew Palmer, presidenti serb Aleksandër Vuçiç theksoi se pikëpamjet e tyre ishin të ndryshme.
Megjithatë i ka shprehur vlerësimet e tij dhe e ka falënderuar që u tregua i gatshëm për të dëgjuar qëndrimin e qeverisë serbe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Në fokus të diskutimit ishte marrëveshja Kosovë-Serbi, për të cilën Vuçiç tha se mendohet se kushtet për vazhdimin e dialogut do të krijohen për dy deri në tre muaj.