Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Arbër Hajdari: Do hapim shkollë profesionale falas

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
Arbër Hajdari: Do hapim shkollë profesionale falas

Drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari, sot ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, prej ku foli për një projekt të përmasave të mëdha.

Bëhet fjalë për Qendrën e Solidaritetit “Fundjavë Ndryshe”, punimet e së cilës kanë nisur në datën 26 maj të këtij viti.

Siç theksoi Hajdari, projekti është jashtëzakonisht i madh dhe synimi kryesor i tij është t’iu vijë në ndihmë njerëzve në nevojë.

“Është një projekt që përfshin fuqizimin e rolit të të rinjve, shkollë profesionale, biblioteka, librari, salla konferencash etj”, tha ai.

“Qendra e Solidaritetit” do jetë qendra më e madhe sociale në Ballkan dhe për të gjithë ata që nuk e dinë vendndodhjen e saj, Hajdari sqaroi se është në fillim të Rrugës së Arbrit.

Ai pohoi se një nga repartet më të mëdhenj ushtarakë që ka pasur vendi, dita-ditës po transformohet në një qendër sociale për t’i shërbyer grupeve vunerabël.

https://www.instagram.com/p/B3e2IpDAIpz/

Një vlerë e shtuar për zonën ku po zhvillohet projekti janë edhe ullinjtë 900-vjeçarë: “Ullinjtë janë të Principatës së Arbrit, janë 900-vjeçarë. Aty në ato troje ka jetuar populli i Arbrit dhe janë ullinj të mbjellë nga ata. Ne jemi kujdesur që të ruajmë secilin prej tyre sepse i përkasin historisë së vendit tonë, prandaj kanë kaq shumë rëndësi.

Objektet e para që janë restauruar janë sallat e konferencave, të cilat i kemi lënë në dispozicion për të rinjtë shqiptarë që kanë dëshirë të realizojnë një aktivitet të caktuar.

Kemi menduar një shkollë profesionale e cila do të jetë pa para. Në bashkëpunim me bizneset më të mëdha në vend po bëjmë rakordime se cilat janë zanatet që kërkohen. Të gjithë personat që do të vijnë për të qenë pjesë e shkollës do të kenë edhe një kontratë paraprake pune… në mënyrë që kur të mbarojnë shkollën, direkt të futen në punë”.

Në vijim, Drejtuesi i Fondacionit rrëfeu se i gjithë aktiviteti financiar i “Fundjavë Ndryshe” kalon përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës: “Ne jemi regjistruar atje si organizatë internacionale. Qeveria amerikane i njeh fondacionet pa asnjë lloj tarife”.

Po ashtu Hajdari ndau një mesazh që i atribuohet të gjithë të rinjve shqiptarë: “Mos vidhni ide, mos vidhni ëndrra dhe mundohuni që t’i realizoni ëndrrat tuaja në këtë vend. Unë isha një prej atyre që ëndërrova, dështova dhe prapë nga fillimi e fillova, ama atë që doja e realizova. Ky vend pavarësisht se ka të mirat e të këqijat e veta, këtu mund t’ia dalësh. Mos të mendojë asnjë njeri që jashtë vendit është e kollajtë. Atje do jesh i huaj gjithmonë. Kurse këtu, je në vendin tënd!” /TIRANA TODAY

Tags: arber hajdarifalasffnshkolle profesionale

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Kryemadhi në ekspozitën e piktorit Avni Delvina: Të frymëzon

Kryemadhi në ekspozitën e piktorit Avni Delvina: Të frymëzon

Trump optimist se do ta nënshkruajë marrëveshjen tregtare me Kinën

Trump optimist se do ta nënshkruajë marrëveshjen tregtare me Kinën

Marrin fund ditët me diell, java që vjen nis me shi

Marrin fund ditët me diell, java që vjen nis me shi







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com