Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Miti i zgjedhjeve të mira në Kosovë nuk ekziston

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pseudopatriotët tanë

Nga: Ben Andoni

Ka pasur një ngazëllim, që vazhdon ende e sot e kësaj dite në Shqipëri, për zgjedhjet në Kosovë. Gjëja më e mirë e zgjedhjeve në Kosovë ka qenë se palët njohën supremacinë e njëri-tjetrit dhe individët u distancuan, kjo edhe për faktin se skena kosovare është më e ndryshme se Shqipëria e përkulur politikisht nga pesha e rëndë e dy partive.

Megjithatë, pas entuziazmit të ditëve të para, në Kosovë u pa dhe po shikohet qartë se ka përpjekje për të ngadalësuar procesin e certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, duke treguar realisht se miti i zgjedhjeve të mira është i gënjeshtërt. Gjithë këto vonesa duket qartë se duan t’i përdhosin këto zgjedhje që priten të marrin edhe kohë të tjera për çertifikim.

Gjatë rinumërimit të 530 vendvotimeve dolën në pah mospërputhje të mëdha të votave të kandidatëve për deputetë dhe subjekteve politike. Përshembull parti politike dhe kandidatë për deputetë, në fillim kishin më pak vota bazuar në formularët e ardhur nga qendrat e votimeve, kurse pas rinumërimit dolën me më shumë vota edhe anasjelltas.

Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në një intervistë për KosovaPress, thoshte se në bazë të dinamikës, zgjedhjet do të duheshin të përmbylleshin me datën 25 tetor: “Ende nuk kanë filluar procedurat e një kontestimi formal që mund të marrin muaj të tërë…ai kontestim shihet qartë se është politik, sepse me të rritet trupi zgjedhor. Për pasojë, dikujt i rritet pragu, dikujt i rregullohet ose i ruhen mandatet. Kjo çështje është e pastër politike”.

E përsërisim, miti i zgjedhjeve korrektë mes shqiptarëve nuk ekziston, pasi edhe Kosova ka treguar se pati shumë probleme por mbi të gjitha në problematikën e madhe të besimit, e cila mungon krejtësisht ndër palët politike. Më 1 Nëntor, gati një muaj pas votimit, nis numërimi i votave nga diaspora, teksa procesi do i duhet të presë dhe për ankesat. Ndërkohë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka, është shprehur se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet menjëherë pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora kurse pak më parë, në një intervistë, që më vonë u shpreh se është nxjerrë nga konteksti, deklaroi se: Çertifikimi i zgjedhjeve mund të shkojë deri në dhjetor!

I gjithë procesi të sjell ndërmend katrahurën e zgjedhjeve tona, pasi në Kosovë ende nuk kanë filluar ankesat prej kandidatëve të pakënaqur, subjektet, një pjesë e të cilëve gjithsesi i kanë ezauruar. E megjithatë ka shpresë se përfundimi i votave të numëruara të diasporës do t’i japë formë një procesi i cili po zgjat pafundësisht.

Rinumërimi i votave në Kosovë ka nxjerrë rolin e errët të militantëve të komisioneve, pikërisht ata që deformojnë me vetëdijë vullnetin zgjedhor, ata që po nëpërkëmbin edhe verdiktin e kosovarit të thjeshtë. Mu njësoj si bashkëpatriotët e tyre këtej kufirit. Apo si do të shprehej një nga kandidatët më të pakënaqur ish-zv/kryeministri Fatmir Limaj, që në këto zgjedhje ishte larg një rezultati pozitiv:“Sa ishte në dorën e qytetarëve shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, problemet u shfaqën në administrimin e procesit të votimit. Një nga problemet që u shfaq ishte formulari, kishte defekte serioze dhe krijuan probleme zinxhirore. Për shkak të kësaj KQZ-ja mori vendim të rinumërojë mbi 800 kuti, ne kërkuam të bëhet rinumërimi i plotë dhe kjo çështje të përmbyllej. KQZ-ja ishte më tepër e shqetësuar për integritetin e institucionit sesa procesit zgjedhor, ajo me këtë e ka vë në pikëpyetje të gjithë procesin zgjedhor. Procesin e ka përcjellë papërgjegjësia dhe njëanshmëria, si asnjëherë më parë. Neglizhimi nga ana e KQZ-së për vendimmarrje e ka degraduar integritetin e saj. Ky organ gjatë këtij procesi ka qenë në situatë kaotike”.

Edhe Kosova, njësoj si Shqipëria tashmë gjendet në qerthull, ku po kërkon që të mos ndodhë me përsëritja e fenomenit të manipulimit me vota. Nga zëra të ndryshëm flitet të përmirësohet me masa radikale institucionale dhe të sanksionohen dënime të forta për fajtorët. Ajo që kuptohet në Kosovë është fakti se rinumërimi erdhi pas shënimit jo të saktë të subjekteve në formularë, probleme teknike, e kinse gabimet që kanë nxjerrë kandidatë me më shumë vota se subjektet.

Një problem, që mund të shërbente si model për Shqipërinë, ishin votat e Diasporës kosovare. U trajtuan një masë e madhe e tyre, por procesi u vonua teksa PZAP ishte mes vendimit nëse duheshin numëruar apo duheshin shpallur të paligjshme, pas kërkesës së VV, që kërkoi rivlerësimin e tyre. Gjykata Supreme e Kosovës vendosi pro ankesës së Vetëvendosjes dhe përmes një aktgjykimi e riktheu lëndën në PZAP.

Tashmë kur procesi i rinumërimit përfundoi, stafit të Qendrës së Numërimit dhe të Rezultateve i mbetet ta bëjë auditimin dhe krahasimin e votave para dhe pas rinumërimit dhe t’i raportojë me një material Prokurorisë, që sipas burimeve të QNR-së mëtonte se Prokuroria megjithëse duhej të ishte aty, neglizhoi të rrinte aty gjatë gjithë kohës.

I gjithë ky proces tregoi se Kosova nuk është shumë larg Shqipërisë dhe klima e besimit dhe mënyra sesi shkaktohen problemet mban erën e spekulimit, kaq të dashur për politikanët shqiptarë këtej dhe andej kufirit. Vullneti i njerëzve dhe komisionet e militantëve nuk do të arrijnë kurrë të bëjnë zgjedhje të mira, madje edhe kur fituesit janë të qartë. Shqipëria e tregoi me Votimet Lokale të vitit 2019, ashtu si Kosova do e përshfaqte pak muaj më vonë.

Miti i zgjedhjeve fair në Kosovë shërben thjesht për të hequr vëmendjen ose për t’u përdorur si kapital në Shqipëri. Shqiptarëve të dy anëve të kufirit u duhet shumë të mësojnë në demokracinë e procesit të zgjedhjeve. (Homo Albanicus)

 

Tags: ben andonikosovevotat

TË LIDHURA

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Next Post
(1908) / Letra e Ismail Qemalit për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë

(1908) / Letra e Ismail Qemalit për zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë

Ardit Bido: “Hylli i Dritës,” revista e parë në shqip prezantohet për publikun

Ardit Bido: “Hylli i Dritës,” revista e parë në shqip prezantohet për publikun

Zbuloni sa paguhen këngëtarët shqiptarë për një koncert

Zbuloni sa paguhen këngëtarët shqiptarë për një koncert

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com