Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Destinacionet më të preferuara, shqiptarët “arratisen” në Tajlandë dhe Dubai

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Destinacionet më të preferuara, shqiptarët “arratisen” në Tajlandë dhe Dubai

Shqiptarët po zgjedhin gjithmonë e më shumë destinacione ekzotike dhe Tajlanda është vendi kryesor, me rritjen më të lartë për udhëtimet në vitin 2018.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave, të nxjerra nga Anketa e Turizmit në Familje, “Pushime dhe Udhëtime”, treguan se në vitin 2018, destinacionet që shënuan rritjen më të madhe të udhëtimeve krahasuar me vitin 2017, brenda vendit janë: Korça (46,4 %) dhe Tirana (22,1 %), kurse jashtë vendit: Tajlanda (79,5 %) dhe Dubai (57,1 %).

Vrojtimi i INSTAT, kryer pranë njësive ekonomike familjare (NjEF), me objekt të gjithë individët me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri mbi 15 vjeç në vitin 2018, ri në pah se numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.542.794.

“Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 95,6 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 4,4 % të tyre. Mesatarisht, në vitin 2018, një individ në Shqipëri ka kryer 1,9 udhëtime. Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: janar (12,0 %), mars (11,2 %), qershor (8,7 %), korrik (8,8 %), gusht (12,1 %) dhe dhjetor (7,4 %). Udhëtime të cilat kanë si muaj nisje nëntor / dhjetor 2017 përbëjnë 0,2 % të udhëtimeve” vlerëson INSTAT.

Udhëtimet sipas qëllimit

“Shpërndarja e udhëtimeve sipas qëllimit, për periudhën 2017-2018, ndjek të njëjtin trend me numrin e udhëtimeve. Në vitin 2018, janë regjistruar 0,7 % më pak udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj krahasuar me vitin 2017, rënie e cila ka ardhur si rezultat i uljes së udhëtimeve të kryera për qëllime biznesi në Shqipëri. Në 2018, udhëtimet e kryera në Shqipëri për “Pushime dhe kohë të lirë” janë rritur me 7,5 pikë përqindje, ndjekur nga kategoria “Vizita tek të afërm dhe miq” me 3,1 pikë përqindje.

Udhëtimet për qëllime personale sipas netëve të qëndrimit

Udhëtimet e kryera për qëllime personale sipas netëve të qëndrimit në vitin 2018 janë rritur me 6,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2018, numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 5.2 net. Udhëtimet për qëllime personale të kryera me një kohëzgjatje prej 11-18 netësh janë rritur me 11,2 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin interval kohëzgjatjeje të një viti më parë. Gjatë vitit 2018, tremujori i cili ka shënuar rritje për të gjitha kategoritë e netëve të qëndrimit është tremujori i dytë.

Udhëtimet sipas llojit të akomodimit

Lloji më i shpeshtë i akomodimit në të dy vitet është “të qëndruarit tek të afërmit apo miqtë”, ndjekur nga kategoria “hotel” dhe “shtëpi ose apartamente të dyta për pushime” apo “ambiente akomodimi me qira”. Në vitin 2018 vërehet rritje për kategorinë “hotel” prej 7,0 pikë përqindje, dhe 1,1 pikë përqindje për kategorinë “shtëpi ose apartamente të dyta për pushime”. Ndërkohë ulja më e madhe është regjistruar për kategorinë “ambiente akomodimi me qira” me 5,1 pikë përqindje” thuhet në anketën e INSTAT./Monitor

Tags: 2018destinacionDubaishqiptaretTajlandë

TË LIDHURA

“Mafie e sofistikuar”, përplasjet te Urdhri i Psikologut, Denata Toçe e shpjegon troç
Aktualitet

“Mafie e sofistikuar”, përplasjet te Urdhri i Psikologut, Denata Toçe e shpjegon troç

22:12 | 05/06/2025
13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”
Aktualitet

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”

21:48 | 05/06/2025
Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë
Aktualitet

Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

21:19 | 05/06/2025
Next Post
“Situatë tronditëse në kampe”/ Këshilli i Europës-Greqisë: Të merren masa

"Situatë tronditëse në kampe"/ Këshilli i Europës-Greqisë: Të merren masa

Ish-ministri i Financave jep alarmin: Mungojnë 520 mln $ për pensionet

Ish-ministri i Financave jep alarmin: Mungojnë 520 mln $ për pensionet

“Bëjnë ligjin”/ Shehaj: Të dënohen të gjithë biznesmenët që kanë bërë korrupsion

"Bëjnë ligjin"/ Shehaj: Të dënohen të gjithë biznesmenët që kanë bërë korrupsion

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

“Mafie e sofistikuar”, përplasjet te Urdhri i Psikologut, Denata Toçe e shpjegon troç
Aktualitet

“Mafie e sofistikuar”, përplasjet te Urdhri i Psikologut, Denata Toçe e shpjegon troç

by mirseda
22:12 | 05/06/2025
0

Psikologia Denata Toçe, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka shpjeguar konfliktin...

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”

21:48 | 05/06/2025
Letonia publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit, katër debutues në ekip

Letonia publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit, katër debutues në ekip

21:45 | 05/06/2025
Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

21:43 | 05/06/2025
Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

21:19 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com