Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vjosa Osmani si shtetare

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Vjosa Osmani si shtetare

Nga BESNIK MUSTAFAJ

Para pak ditësh, kryesues ja e listës së LDK-së në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani, kishte dhënë një intervistë të gjatë për radion “Europa e Lirë”, ku kishte folur si një shtetare e vërtetë. Pa tabu, e sigurt në vetvete, por me kujdes dhe vetëpërmbajtje të madhe, si një zonjë krejt e vetëdijshme për përgjegjësinë historike që do të marrë pas pak javësh para kombit dhe vendit, ajo kishte prekur sfidat më kryesore që ka përpara koalicioni fitues LVV-LDK, me të cilat ky koalicion ka filluar tashmë të përballet. Përshtypja ime e përgjithshme, pas leximit të kësaj interviste në “Koha.net”, është se Vjosa Osmani i njeh në thellësi këto sfida, është realiste në vlerësimin e tyre dhe ka vizion për zgjidhjen e tyre. Ajo shprehet me një talent të dukshëm politik dhe jam plot shpresë tashmë se, bashkë me Albin Kurtin, do të përbëjnë një tandem udhëheqës të aftë për të shënuar një faqe të re e të suksesshme në historinë e shtetit të Kosovës, apo, thënë me fjalët e saj, për të shënuar “ndryshimin e pritur në të ardhmen e Kosovës”.

 

Vjosa Osmani duket shumë e organizuar në mendjen e saj. Ajo i vendos punët në radhë dhe flet me qetësi për bisedimet që po zhvillohen midis dy partive, në përgatitje të formimit të qeverisë së re, duke përcaktuar si qëllim parësor të këtyre bisedimeve “ndërtimin e raportit të mirëbesimit” midis tyre. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se dy vitet e fundit janë e vetmja periudhë kur kemi parë njëfarë koordinimi të aksionit opozitar midis LVV dhe LDK, gjë që Vjosa Osmani e sjell në vëmendje të publikut si një vlerë gjatë intervistës së saj. Por ajo, me të drejtë, edhe pa bërë historinë, lë qartë të kuptohet se kaq është pamjaftueshëm për të fshirë një histori të gjatë antagonizmi midis këtyre dy forcave politike, një antagonizëm, ku LVV i ka tejkaluar disa herë mjetet e natyrshme të luftës politike në demokraci. Vjosa Osmani e di mirë se pamjet e këtyre përplasjeve, jo edhe aq të bukura, ruhen jo vetëm në arkivat e televizioneve, por edhe në kujtesën e rugovianëve, një nga të cilët jam edhe unë, edhe pse jo votues në Kosovë. Vjosa Osmani, si shtetare e pjekur kësaj here, është e kthjellët lidhur me nevojën e një mirëbesimi të sinqertë e të qëndrueshëm midis LVV dhe LDK, për të qeverisur së bashku në emër të interesit madhor të Kosovës, siç është edhe e kthjellët se ky mirëbesim nuk arrihet përmes deklaratave politike të udhëheqësve të dy partive. Një mirëbesim i tillë nuk mund të jetë çështje fjalësh.

 

Vepra, përmes së cilës mund të arrihet ky mirëbesim, është hartimi i “një programi qeverisës 100 për qind të harmonizuar”. Nga intervista e Zonjës Osmani mësojmë se pikërisht aty janë përqendruar bisedimet. Arritja e këtij “harmonizimi” nuk është punë e lehtë dhe jo thjesht për shkak të së shkuarës. Vjosa Osmani përmend si vështirësi kryesore faktin se të dyja partitë u përkasin spektrave ideologjikë të ndryshëm. LDK është prej vitesh pjesë e Partisë Popullore Europiane. LVV njihet si e majtë, madje jo edhe aq afër qendrës së majtë. Të dyja partitë kanë zhvilluar një fushatë elektorale me programe mbështetur në platformat e veta ideologjike për të bërë “ndryshimin”, për të cilin ka nevojë jetike Kosova. Vullneti i popullit të Kosovës e solli që tani ato të ulen urtësisht për të hartuar një program të përbashkët qeverisës, tek i cili sigurisht që duhet të pasqyrohen premtimet më thelbësore elektorale të njërës dhe tjetrës palë. A është e mundur një simbiozë e tillë, po të mbajmë parasysh dallimet? Vjosa Osmani duket e sigurt se po, që do të thotë se ajo njeh edhe rrugën për arritjen e kësaj simbioze, e cila është vetëm një: rruga e lëshimeve dhe riformulimeve nga të dyja palët. Sepse, në fjalë të fundit, të dyja partitë kanë fituar një numër të barabartë votash, gjë që përbën një arsye të fortë për t’u kuptuar drejt lëshimit nga të dyja palët. Asnjëra nuk ka epërsi të vërtetë elektorale mbi tjetrën. Shpresoj se të njëjtën vetëdije dhe kulturë politike demokratike të Vjosa Osmanit dhe LDK-së do të tregojnë gjatë këtyre bisedimeve edhe Albin Kurti e LVV. Përndryshe, ky koalicion qeverisës do të merrte ujë qysh në themele duke shkaktuar një zhgënjim të madh.

 

Në intervistë më ra në sy edhe një hollësi, e cila më duket se duhet vënë në dukje si vlerë e Vjosa Osmanit. Ajo kishte shmangur me delikatesë përmendjen e aspekteve konkrete, ku ka divergjenca programore midis dy partive e që do të sheshohen me siguri gjatë bisedimeve. Nxjerrja në pazar e këtyre divergjencave, pikërisht në këtë fazë, me siguri që do ta dëmtonte procesin e bisedimeve për të arritur tek e mesmja e përbashkët e që është masa e përshtatshme për të ndërtuar një program qeverisës ambicioz e realist. Duke njohur prirjen e politikanëve shqiptarë në përgjithësi për të bërë vend e pa vend protagonizëm, një vetëpërmbajtje e tillë e Vjosa Osmanit tregon se ajo nuk e ka këtë ves dhe meriton përgëzime të përzemërta. Madje, edhe kur gazetari përpiqet ta shtyjë drejt protagonizmit, duke e pyetur se çfarë posti do të marrë për veten e saj, ajo shmanget me inteligjencë politike, për të nxjerrë përpara një parim të shëndetshëm: “Ne po bisedojmë për programin qeverisës dhe jo për pozitat qeverisëse”. Të lodhur siç jemi nga politikanët protagonistë, njësoj në gjithë hapësirën shqiptare, shfaqja e një profili si ky i Vjosa Osmanit mua më ngjall respekt dhe sidomos besim. Dhe gëzohem më shumë duke menduar moshën e saj të re. Në përfytyrimin tim, me energjitë e saj të bollshme, me autoritetin dhe shembullin e saj, Vjosa Osmani do të mund të ndikojë në krijimin e një kulture të re në ushtrimin e pushtetit në mbarë skenën politike shqiptare.

 

Në intervistën në fjalë, Vjosa Osmani shpalos shumë mendime dhe koncepte, që ndihmojnë të kuptohet si do të jetë ajo nesër si shtetare. Njeri prej tyre e që meriton gjithashtu vëmendje të veçantë, është edhe vizioni i saj për përfshirjen e opozitës në zgjidhjen e problematikave më të mprehta, që ka vendi. Ajo, pra, opozitën nuk e sheh si armike. Nuk e sheh, madje, as jashtë përgjegjësisë për fatet e vendit. Të mësuar me praktikën e konfliktualitetit të ashpër midis shumicës dhe opozitës, ne shpresojmë se Vjosa Osmani dhe ekipi, ku ajo do të jetë pjesë e rëndësishme, do të munden ndoshta të na sjellin një përvojë të re. Kjo, sigurisht, do të varet edhe nga vullneti i opozitës. Ne lutemi që kjo opozitë, e mësuar gjatë në pushtet, do t’i përgjigjet pozitivisht këtij vullneti për bashkëpunim.

 

Tags: Besnik MustafajVjosa Osmani

TË LIDHURA

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër
Politikë

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër

16:48 | 22/08/2025
Arrestimi i Ramadan Zotos/ Policia: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet
Aktualitet

Arrestimi i Ramadan Zotos/ Policia: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

14:28 | 22/08/2025
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik
Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 70-vjeçari në Cërrik

13:59 | 22/08/2025
Next Post
Pas refuzimit nga BE, Shqipëria merr një ftesë nga Rusia

Pas refuzimit nga BE, Shqipëria merr një ftesë nga Rusia

Ministri i Jashtëm grek është me origjinë nga Himara (VIDEO)

Ministri i Jashtëm grek është me origjinë nga Himara (VIDEO)

Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor

Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër
Politikë

SPAK: Kemi nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë, përfshirë deputetë e ish-ministër

by mirseda
16:48 | 22/08/2025
0

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të...

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

16:43 | 22/08/2025
Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë

Qytetet evropiane po shpërblejnë turistët për sjellje të mirë

14:53 | 22/08/2025
E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

14:46 | 22/08/2025
COVID-19 mund t’i plakë enët e gjakut deri në pesë vjet te gratë

COVID-19 mund t’i plakë enët e gjakut deri në pesë vjet te gratë

14:40 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com