Ministri i Jashtëm i Greqisë në qeverinë e partisë ‘Demokracia e Re’, Nikos Dendias, është me origjinë nga Himara. Kjo e dhënë është zbuluar nga zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në emisionin “Repolitix”. Sipas zv.ministrit shqiptar, mbiemri autentik i Nikos Dendias është Dede.
“Mbiemri autentik është Dede”, tha më tej ai.
Duke iu referuar deklaratës së Petro Koçit, Dendias ka rrënjë në Himarë. Deklarata e tij u mbështet edhe nga gazetari Aleksandër Çipa.
Gazetari Aleksandër Çipa u shpreh: “Unë e kam të konsultuar edhe nga shtypi i Korfuzit, dhe rezulton të jetë një degë e fisit Dede nga Vunoi i Himarës, dhe ka gati 100 vite në Greqi”.
Dendias ka lindur në Korfuz, ndërsa prindërit e tij janë nga ishulli Paksos në detin Jon.