Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Studimi/ Ngrënia e vezëve shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Studimi/ Ngrënia e vezëve shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Një studim i ri, ka zbuluar se njerëzit që hanë më shumë vezë, kanë një rrezik më të lartë të prekjes nga sëmundjet e zemrës, dhe për pasojë të vdekjes së parakohshme. Studiuesit besojnë se kjo ndodh për shkak të kolesterolit që gjendet tek veza.

Ky përfundim, bie në kundërshtim me mendimin që ka dominuar deri tani, sipas të cilit kolesteroli në ushqime nuk përbën ndonjë arsye për t’u shqetësuar, pasi është konsumi i yndyrave të ngopura (që gjendet tek gjalpi, djathi dhe mishi), ai që e rrit më shumë nivelin e kolesterolit në trupin e njeriut.

Edhe pse njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, ishin paralajmëruar të mos konsumonin shumë vezë, udhëzimet në Britaninë e Madhe në lidhje me ushqimin e shëndetshëm, nuk rekomandojnë një kufi të caktuar, mbi sasinë e kolesterolit që duhet të konsumojmë.

Studiuesit kanë publikuar rezultate nga një studim i madh, që lidh konsumin e vezëve me një rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes prej tyre. Studiuesit e Universitetit Veriperëndimor në Çikago, mblodhën të dhëna nga 6 studime të kryera më herët në SHBA, që përfshinin në total 29.615 njerëz.

Këto studime ishin vëzhguese, pra ato grumbullonin informacione për dietat e njerëzve, dhe monitoronin të dhënat e tyre shëndetësore, në vend se t’u kërkonin njerëzve të ndiqnin një dietë të caktuar. Në fillim të studimeve, njerëzve u kërkohej të jepnin informacione të detajuara në lidhje me dietat e tyre ushqimore, duke përfshirë edhe numrin e vezëve që konsumojnë në një ditë.

Në SHBA, ku dhe u krye studimi, një vezë e madhe përmban 186 miligram kolesterol (në Britani ajo përmban 235 mg). Por pjesëmarrësit, dhanë gjithashtu edhe informacione të tjera në lidhje me stilin e tyre të jetesës, apo edhe sa herë ushtrohen fizikisht në javë. Shëndeti i tyre u monitorua mesatarisht prej 17.5 vjet. Një amerikan konsumon mesatarisht rreth 295 mg kolesterol në ditë, përfshirë 3-4 vezë në javë.

Studimi zbuloi se për secilën gjysmë veze të konsumuar në ditë, njerëzit kishin një rrezik prej 6 për qind më të lartë të prekjes nga sëmundjeve kardiovaskulare, dhe një rrezik 8 për qind më të lartë të vdekjes gjatë 17 viteve e gjysmë të studimit. Për të zbuluar nëse kolesteroli në vezë, mund ta shpjegojë këtë lidhje, studiuesit analizuan konsumimin e kolesterolit të njerëzit veç e veç. Për çdo 300 mg shtesë të kolesterolit të konsumuar në ditë (nga vezët, mishi dhe produktet e qumështit me yndyrë të lartë), pjesëmarrësit kishin një rrezik 17 për qind më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, dhe një rrezik prej 18 për qind më të lartë të vdekjes prej tyre.

Kur studiuesit, krahasuan rreziqet që lidhen me konsumimin e vezëve dhe të kolesterolit, ata zbuluan se përmbajtja e kolesterolit në vezë, shpjegonte pikërisht rritjen e rreziqeve të vërejtura tek konsumi i vezëve. Kjo sugjeron që kolesteroli në vezë, ka të ngjarë të shkaktojë rrezikun e shtuar që vërehet me konsumimin e vezëve.

Udhëzimet për ushqimin në Britaninë e Madhe, rekomandojnë të hani vezët, si pjesë e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar, pasi ato janë një burim i mirë i proteinave dhe vitaminave. Por studiuesit sugjerojnë që gjetjet e tyre, të merren parasysh në rekomandimet e reja mbi dietën e shëndetshme ushqimore.

Viktoria Tejlor, dietologe në Fondacionin Britanik të Zemrës, thotë:“Ka pasur shumë debate mbi rolin e vezëve tek sëmundjet e zemrës, dhe ato të qarkullimit të gjakut. Ky studim, sugjeron që njerëzit që konsumojnë më shumë vezë, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, për shkak të kolesterolit që ndodhet në to”.

Gjithsesi, ky lloj studimi mund të tregojë vetëm një lidhje, dhe duhen më shumë kërkime në këtë fushë, për të kuptuar arsyet që fshihen pas kësaj lidhje. Tejlor mendon se ushqimi i shëndetshëm, ka të bëjë me ruajtjen e ekuilibrave. “Nëse jeni duke ngrënë shumë nga një lloj ushqimi, kjo lë më pak hapësirë ​për ushqime të tjera, nga të cilat mund të kemi më shumë përfitime shëndetësore.

Vezët janë shumë ushqyese. Ky studim, fokusohet në sasinë e vezëve që hamë. Por akoma më e rëndësishme, është mënyra se si gatuhen vezët. Për shembull, vezët e ziera shumë pak, në ujë të valë, janë një vakt shumë më i shëndetshëm, sesa skuqja e tyre tradicionale në tigan”./ TIRANA TODAY

 

Tags: Ngrënia e vezëveprekjesrrezikunsemundjetshtonStudimizemrës

TË LIDHURA

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë
Kuriozitete

Debatet në lidhje? Gratë zakonisht dalin në të drejtë

18:45 | 14/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Next Post
KLP zyrtarizon 3 kandidatët për kryeprokuror

KLP zyrtarizon 3 kandidatët për kryeprokuror

Deklaratat kontradiktore/ Thirret sërish në Prokurori Marsida Qatja

Deklaratat kontradiktore/ Thirret sërish në Prokurori Marsida Qatja

Ja si parashikohet moti për nesër

Ja si parashikohet moti për nesër

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht
Aktualitet

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

by mirseda
15:56 | 19/07/2025
0

Një përplasje për motive pronësie degradoi në përdorimin e dhunës ndodhi në Pogradec. Në konflikt u përfshinë...

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

14:14 | 19/07/2025
Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

12:23 | 19/07/2025
“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com