Marsida Qatja e cila është kthyer në ‘mollë sherri’ pas vrasjes në Kavajë, nuk ndalet me postimet në rrjetet sociale. “Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit 1. Nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99. (George Gordon Byron)”, shkruan ajo në Facebook.
Kujtojmë këtu se ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish-të dashurën Marsida Qatja.
Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri, Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi, viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare. Arsyet e ngjarjes vijojnë të jenë të pazbardhura. Pistat ku po hetohen janë dy. Ajo e xhelozisë, dhe e trafikut të drogës.