E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Do vemë dorë mbi çdo plagë”, Lame: Pronat bllokojnë investimet

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka ndarë me publikun problemet lidhur me pronat. Ai që në krye të herës nënvizoi faktin se problemi me pronat është më i madh seç duket, ku janë trajtuar tashmë rreth 7500 ankesa nga publiku. Po kështu edhe masat ndëshkuese nuk kanë munguar. Bëhet fjalë për 120 gjoba.

Më tej ai theksoi se do të evidentohen të gjitha problematikat në lidhje me pronat, dhe u bëri thirrje punonjësve të Kadastrës të mos përfshihen në afera të tilla të grabitjes së pronave.

Lame u shpreh se në rastet ku ka konflikt mes pronarëve, qeveria do të vejë dorë në çdo plagë. Sipas tij, problemet kryesore evidentohen në zonat bregdetare, dhe se janë pikërisht këto shkaqet që bllokojnë investimet.

“Janë trajtuar rreth 7500 ankesa nga publiku. Janë vënë 120 gjoba. Do të shikosh këto shifra, për të parë sesa i thellë është problemi me pronat. Harta e abuzimeve me pronat përfshinë të gjithë territorin e Republikës.

Por më problematike janë në zonat ku ka interes ekonomik. Shumica e pronave me probleme, bllokojnë është investimet. Bregdeti i saj u nda dhe u stër-nda, problemet janë ngado. Para disa kohësh unë paralajmërova se problematika se ato të Vlorës do të jenë edhe në Sarandë.

Edhe bregdeti i Sarandës është ndarë nga 2 deri në 3 herë. Është ndarë edhe Butrinti, ku sot del me pronarë. Nga sondazhet na del me mbivendosje për 4 pronarë për të të njëjtën tokë.

Problemet do të bëhen publike edhe për Karaburunin. Edhe në Spille, me vënie dorë të qeverisë u zbulua një skandal. I gjithë bregdeti aty është i ndarë si gjoja tokë buke. Do t’i ndeshim këto problematika edhe në Gjirin e Lalzit, do të vemë dorë mbi çdo plagë. Do i ndjekim këto problematika edhe në Shkodër”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...