Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Bulqizë, ku 9 nxënës u helmuan, ka ardhur edhe reagimi i infermieres që i priti.
Në një prononcim për Fax News, ajo tregon se nxënësit kanë qëndruar për një orë në klasën ku ishte shpërndarë një lëndë e gaztë me qëllim bojkotimin e mësimit.
Sipas saj, ata i kanë kërkuar mësueses të dalin jashtë por kjo e fundit nuk i ka lënë derisa ka parë një përkeqësim të gjendjes së tyre.
“Fëmijët erdhën tre të parët këtu, kishin probleme me frymëmarrje kishin dhimbje koke, të përziera. Ia matëm tensionin. Kishin rrahje zemra të larta. I nisëm në Peshkopi. Erdhën edhe katër të tjera ato i çuam në Bulqizë. Filluam mjekimin, njëra ishte më keq. Erdhën edhe të tjera. Nëna e njërës prej tyre tha se kishte dhimbje barku edhe të vjella. Kanë ardhur këtu edhe pasi kanë shkuar tek shtëpia. Kanë ardhur të tjerë edhe pas 9 të parëve. Fëmijët thanë se pasi ishin futur në klasë pas pushimit, ishin ndjerë keq. Mësuesja kishte qenë duke bërë mësim dhe i kanë kërkuar ta dalin jashtë por ajo nuk i kishte nxjerrë se kanë rregullat e veta. Kanë qëndruar për një orë brenda. Dikush thoshte që i dhembte koka, dikush thoshte se i vinte për të vjellë. Derisa të dalin përgjigjet e analizave klasa do të qëndrojë e mbyllur”, thotë infermierja.