Në redaksinë e emisionit “Stop” kanë mbërritur disa denoncime për një qytetare të quajtur Arta Selimaj, nga Kukësi, por me banim në Spitallë të Durrësit.
Ajo pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale, duke u lutur e kryer rituale kundrejt pagesave nën dorë.
Një qytetar shkon tek ajo pasi nuk bën dot fëmijë dhe del me dy karamele, që do i “bëjnë derman”.
Stop mësoi se Arta Selimaj po hetohet nga prokuroria e Durrësit, por prej 6 muajsh nuk ka asnjë vendimmarrje nga prokurori Bledar Bejko.
Dy djem nga Durrësi tregojnë sesi janë mashtruar në vitin 2016 nga Arta Selimaj, të cilën e paguan për të zgjidhur hallet e tyre.
I infiltruari i Stop shkoi tek Arta, me pretendimin se nuk bën dot fëmijët. Zgjidhja e fallxhores? 2 karamele…
Arta-Si të kam? Nga shtëpia qysh janë?
Qytetari-Ja, ashtu!
Qytetari-Kërkoja një… më thanë, që është një, që bën mirë.
Arta-Emrin!
Qytetari-Unë? Ani.., Ani!
Arta-E gëzofsh. Për ku të kanë drejtuar? Për ku?
Qytetari-Më thanë është një këtu, një Arta, Arta, që bën mirë.
Arta-Unë lutem, lutem për këtë gjë që je drejtuar. Ti çfarë dëshiron?
Qytetar-Unë kam një problem, me të fejuarën nuk bëjmë fëmijë. Doja ta merrja dhe atë, por ajo s’beson kështu dhe prandaj s’…
Arta-Sa kohë keni?
Qytetari-Po u bënë nja 3-4 vjet, që s’…
Arta-3-4 vjet?
Arta-Ma jep dorën! Ma thuaj emrin tënd!
Qytetari-Ani!
Arta-Emri i nuses?
Qytetari-Uejda!
Arta-Si?
Qytetari-Uejda!
Arta-Uejda?
Arta-Uejda ëëë…?
Arta-Kontrollohuni, sepse keni nevojë pak edhe ua bën Zoti risk e ka me ju fal fëmijë!
Qytetar-Duhet të lej ndonjë gjë aaa?
Arta-Shkoni kontrollohuni!
Qytetari-Te doktori kështu?
Arta-Po!
Qytetari-Po kemi bërë dhe na kanë thënë, që s’kemi kështu probleme, as unë as…
Arta-Shkoni tani! Shkoni të dy, edhe shyqyr Zotit, ka me ju fal Zoti një fëmijë.
Qytetari-Mos është e nevojshme, të sjell nusen, a nuk e di? Se unë jam bërë merak shumë.
Arta-Shyqyr jemi me derman, na i pranon lutjet. Zoti e besimi juaj ju ndihmoftë! Kam me ju dhënë 2 karamele për derman. Ke me e menduar këtë dëshirë dhe pastaj ke me i ngrënë!
Qytetari-Duhet t’i ha të dyja karamelet njëherësh, apo njëra pas tjetrës?
Arta-Të dyja përnjëherësh!
Arta-E mendon dëshirën, pastaj ke me i ngrënë! Por fikse! Të jetë ora fiks! Gjej një orë fiks!
Qytetari-1 p.sh, 2..?
Arta-Ik pa merak!
Qytetari-Sa detyrohem?
Arta-S’ka detyrime!
Qytetari-Ok, faleminderit!
Qytetari-Faleminderit shumë ëëë?
Arta-Ta plotëson Zoti dëshirën! Pa merak!
Qytetari-Po n.q.s nuk ndodh gjë, të vij prapë?
Arta-Shko kontrollohu me gjithë të fejuarën tënde! Shko kontrollohu!
Qytetari-Po n.q.s nuk bën, të vij prapë?
Arta-Ti për dëshira, mund të vish kur të duash!
Qytetari-Për dëshira… Unë kam hall, që kam ardhur nuk është se…, kam dëshirë.
Arta-Dëshirë është, që ti s’…
Qytetari-Po pra! Dëshirë për fëmijë.
Arta-Sa të mbarosh këtë hall, ti del me derman.
Qytetari-Është kjo puna e besimit, se unë kam vajtur dhe te Kisha e Laçit, kam vajtur në malin e Tomorit, jam bërë cik pesimist në kuptimin, që…
Arta-Mos u bëj pesimist, se ta ka bo Zoti risk, me ta fal një fëmijë. Nuk është, që vetëm një fëmijë, por… Të ndihmoftë!
Kush është Arta Selimi?
Ajo ka lindur në Bicaj të Kukësit, në vitin 1980, aktualisht është banuese në Spitallë të Durrësit. Ajo jeton në një vilë, e cila ka rreth e përqark statuja të shenjtorëve të ndryshëm. Në brendësi të vilës vihen re simbole të ndryshme, si ato krishtere dhe myslimane.
Vetë Imzot George Frendo, Arqipeshkv Tiranë-Durrës ka dalë në një deklaratë publike ku mohon që Arta është pjesë e Kishës dhe dënon mashtrimet që kjo e fundit u ka bërë njerëzve në emrin e Kishës Katolike.
Për Arta Selimajn është regjistruar vepra penale e mashtrimit në Prokurorinë e Durrësit. Prokurori i kësaj çështjeje është Bledar Bejko, por ka 6 muaj që nuk ka një vendimmarrje nga prokurori i çështjes, për Arta Selimajn./tvklan.al