Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta tenton shpërbërjen e grupit të Rudina Hajdarit, zbardhet sherri 4 orësh mes deputetëve

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta tenton shpërbërjen e grupit të Rudina Hajdarit, zbardhet sherri 4 orësh mes deputetëve

Zbardhen detajet e sherrit të ndodhur brenda grupit parlamentar demokrat. Dy ditë më parë u ndërmor një nismë për të shkarkuar Rudina Hajdarin nga posti i kryetares, por duket se kemi diçka akoma më të thellë. Sipas burimeve të sigurta të gazetës, deputetët e grupit parlamentar demokrat kanë zhvilluar ditën e enjte një mbledhje për plot 4 orë në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja e deputetëve u bë për të diskutuar për mënyrën se si funksionon grupi parlamentar, por që më pas degradoi në përplasje dhe tensione të ashpra mes tyre. Por burimet i saktësuan gazetës edhe arsyet e vërteta të përplasjes mes deputetëve dhe pse ata kërkojnë largimin e Rudina Hajdarit nga posti i kryetares së grupit parlamentar demokrat. Në sherrin e ndodhur deputetët kanë akuzuar njëri-tjetrin se kjo është një lojë e presidentit Ilir Meta, meqë ky i fundit është në prag shkarkimi. Pala tjetër ka thënë se një pjesë e deputetëve janë kapur nga qeveria dhe se situata në të cilën ndodhen duhet të ndryshojë. Por gjithë këto përplasje të nisura brenda opozitës, dyshohet se është një lojë e stisur nga mbështetësit e presidentit. Një burim pranë grupit demokrat tha se po tentohet përçarja e grupit pikërisht për shkak të ngjarjeve që janë në horizont, shkarkimi i Metës dhe reforma zgjedhore. Gazeta e tha pak ditë më parë se po bëhet një betejë e fortë në prapavijë dhe tashmë u konfirmua. Rudina Hajdari dhe Halit Valteri janë dy individët e vetëm që kanë dalë hapur kundër Metës nga opozita e re. Madje ata janë sulmuar personalisht nga zëdhënësi i presidentit. Pikërisht, tani që po afron shkarkimi i presidentit po tentohet largimi i tyre me qëllim që të shpërbëhet grupi. Dyshohet se e gjitha është lojë e Metës për të shpërbërë grupin.

Reagon grupi demokrat

Por pas përçarjes së grupit parlamentar demokrat, një pjesë e deputetëve përbërës dolën dje në konferencë për shtyp. Deputeti Korab Lita u shpreh se Rudina Hajdari dha dorëheqjen në mënyrë verbale përball deputetëve të tjerë të grupit, duke shtuar se më pas u propozuan 3 kandidatura për të drejtuar grupin parlamentar demokrat. “Në datën 10 tetor 2019 është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar ku është diskutuar edhe për funksionimin e grupit parlamentar, ku pasi janë bërë prezent të gjitha problemet, i është kërkuar zonjës Hajdari që të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdojë me detyrat e tjera të rëndësishme. Pas bërjes prezente të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe ligjor, zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj. Pas këtij momenti, grupi kaloi në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të tij. U propozuan tre kandidatura, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Korab Lita. Zoti Zeneli u tërhoq nga gara dhe mbetën dy kandidatura. Zoti Valteri kërkoi kohë për të takuar kohë për t’u takuar me kolegët për qëllim lobimin për vota. Pasi nuk gjeti mbështetje, zoti Valteri deklaroi se tërhiqet dhe më mbështet mua në këtë garë. Për këtë u votua në mënyrë të hapur dhe u firmos nga të gjithë në unanimitet”, u shpreh deputeti Korab Lita.

Reagon Alban Zeneli

Por në krah të deputetit Korab Lita ka dalë edhe Alban Zeneli. Në një reagim për media, ai konfirmoi mbledhjen e grupit ku është marrë vendimi, duke shtuar se ka zgjatur 4 orë dhe se Hajdari ka qenë vetë e pranishme. I pyetur nëse i druhet një shkrirje të grupit, ai e mohoi duke thënë se për këtë çështje ndihet shumë i qetë. “Vendimi është marrë ditën e enjte me pjesëmarrjen e të gjithë grupit tonë që është e përbërë prej 9 anëtarësh. Në fund të mbledhjes dolëm në vendim që të dalin edhe kandidatura të tjera për të kandiduar për postin e kryetarit për grupin, ku një ndër kandidaturat isha dhe unë. Një nga arsyet kryesore ishte menaxhimi i grupit nga ana administrative dhe organizative po çalonte. Absolutisht nuk i druhem një shkrirje të grupit, jam shumë i qetë. Ne ishim në një mbledhje maratonë prej plot 4 orësh”, u shpreh deputeti Alban Zeneli. /Gazeta SOT

 

Tags: mbledhje grupiMetaRudina Hajdari

TË LIDHURA

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos
Politikë

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025
Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ
Shqipëria

Shqipëria pa “krahë” në “Air Albania”, në stadium mungon TKZ

21:10 | 09/09/2025
Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë
Politikë

Anija luftarake amerikane bën ndalesën e parë në Porto Romano, ambasada e SHBA në Tiranë: Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë

20:41 | 09/09/2025
Next Post
Dyshja Trump-Erdogan, po rrezikon të “ringjallë” ISIS-in në Siri

Dyshja Trump-Erdogan, po rrezikon të “ringjallë” ISIS-in në Siri

Moti për sot/ Diell dhe rritje temperaturash

Moti për sot/ Diell dhe rritje temperaturash

Koncesionari i Check-up ka marrë 6.5 milionë euro nga shteti për shërbime që nuk i ka kryer

Koncesionari i Check-up ka marrë 6.5 milionë euro nga shteti për shërbime që nuk i ka kryer

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë
Sport

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

by mirseda
22:49 | 09/09/2025
0

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën...

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

22:42 | 09/09/2025
Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

22:21 | 09/09/2025
Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

21:57 | 09/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com