Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Shkarkimi i Metës, hapi i parë i goditjes së korrupsionit!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkimi i Metës, hapi i parë i goditjes së korrupsionit!

Spartak Ngjela

Venecia konfirmoi mendimin juridik shqiptar: Meta ka shkelur kushtetutën.

l. Që në fillim duhet thënë se mendimi i specializuar i Komisionit të Venecias e ndihmon realisht Shqipërinë në ecurinë e saj në luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria është në prag të ndryshimit të madh. Edhe Kosova po ashtu. Por Shqipëria është në situatën më delikate: kushtetuta dhe ligjet e miratuara sipas saj në këta tre vjetët e fundit, e eliminojnë të gjithë klasën politike të korruptuar.

Por, kjo klasë po bën rezistencë, sepse nuk po pranon që të ngrihen institucionet e reja antikorrupsion.

Pikërisht këtu ka nisur konflikti amerikan me klasën e korruptuar shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri, sepse kjo shtresë kërkon ta shkëpusë nga tutela amerikane Shqipërinë dhe Kosovën.

Duhet të theksojmë se, edhe elita e korruptuar që sapo u rrëzua në Kosovë, në heshtje, ishte kundër politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Ka një sëmundje të njohur në politikën shqiptare: krerët e shtetit, për të mbajtur pushtetin apo për të ardhur në pushtet, bashkëpunojnë me pushtuesit njëqindvjeçarë të Shqipërisë: me rusët dhe me serbët.

ll. Amerika, për të eliminuar këtë klasë politike të korruptuar në Shqipëri, gjithçka e ka arritur në Tiranë me forcë dhe jo me arsye. Në fakt nuk kishte rrugë tjetër.

Një i tillë ishte edhe konflikti i politikës amerikane me Ilir Metën dhe me lëvizjen e dhunshme të Berishës dhe Bashës.

Nga lufta antikorrupsion rrezikohen sot të gjithë liderët e të dy krahëve të politikës. Por, pyetjet që ngrihen tani janë këto:

Çdo të bëjë mazhoranca, a do ta çojë luftën deri në fund? A do ta shkarkojë Kuvendi i Shqipërisë Ilir Metën?

Nuk ka rrugë tjetër, do apo nuk do kjo mazhorancë, Meta ka shkelur kushtetutën, dhe shkarkimi i tij, që është një nga krerët e korrupsionit Shqiptar, i hap mundësitë e besimit të Shqipërisë kundrejt Bashkimit Europian.

Komisioni profesional i Venecias e shprehu qartë: Presidenti i Shqipërisë ka shkelur kushtetutën. Por, gjykimin, tha ajo, e ka në dorë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Saktë. Komisioni i Venecias nuk është gjykatë, por vetëm një komision profesionistësh.

lll. Shqiptarët janë të lodhur nga një bandë pushtuesish, e cila ka afër tre dekada që po i detyron të lënë vendin e tyre si pasojë e varfërisë.

Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i presidentit të Republikës është një hap i madh perpara në luftën kundër korrupsionit.

Rasti Meta, me anullimin e datës së zgjedhjeve, realisht ka qenë ndihma e madhe juridike që presidenti shqiptar donte t’iu jepte forcave antishtet të Partisë Demokratike.

Liderët e Partisë Demokratike ishin hedhur në sulm të dhunshëm për të shpërbërë shtetin shqiptar. Donin që ta dhunonin shtetit institucionalisht dhe, në anarkinë e ardhur, të mund të shpëtonin veten dhe pronat e paligjshme, duke shkatërruar Shqipërinë. Ishte forca e politikës amerikane që i shkatërroi plotësisht.

Por, a do të vijojë kjo politikë force amerikane, deri në përfundimin real të Reformës antikorrupsion?

Sigurisht që do të vijojë.

lV. Në fakt, edhe revoltat antishtet Berisha-Basha, edhe zhdektetimi zgjedhjeve të 30 qershorit nga presidenti Meta, kanë qenë lëvizje antiamerikane.

Po, ku konsiston antiamerikanizni i tyre?

Duhet të kuptohemi: antiamerikanizmi Berisha-Meta-Basha, nuk është një lëvizje doktrinare kundër Amerikës, por një aspekt i veçantë që lidhet me Reformën antikorrupsion që po drejtojnë amerikanët këtu, në Shqipëri.

Por, ama, kjo është arësyeja që janë të mundur. Nuk kanë më asnjë shpresë.

Kurse, po ta shohësh në një prizëm historik, shkarkimi i Ilir Metës, është në fakt, hapi i parë drejt shpëtimit të Shqipërisë.

Tags: ilir metakorrupsioni

TË LIDHURA

Kuvendi sot në seancë plenare/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje …
Aktualitet

Kuvendi sot në seancë plenare/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje …

08:56 | 12/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Next Post
A është optimist për çeljen e negociatave? Rama sqaron gjithçka

A është optimist për çeljen e negociatave? Rama sqaron gjithçka

Albin, ruaju nga Buzhalët kur të bëjnë dhurata

Albin, ruaju nga Buzhalët kur të bëjnë dhurata

A do të jetë ky ministri i Financave?

A do të jetë ky ministri i Financave?







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kuvendi sot në seancë plenare/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje …
Aktualitet

Kuvendi sot në seancë plenare/ 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje …

by mirseda
08:56 | 12/02/2026
0

Sot Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare. Në rendin e ditës janë parashikuar miratimi i procesverbaleve...

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

22:25 | 11/02/2026
“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com