Gjykata e Apelit në Kosovë e ka kthyer në rigjykim rastin e Prince Valentino Corleone, i cili ishte i liruar nga akuzat për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtjes pa leje.
Sipas Apelit, kjo çështje është gjykuar nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore, e cila nuk kishte pasur kompetencë lëndore për gjykimin e kësaj çështjeje.
Kështu që, Gjykata e Apelit duke aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe sipas detyrës zyrtare, ka kthyer në rigjykim rastin ndaj të akuzuarit Corleone.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar nga Gjykata e Apelit dënimin e Prince Valentino Corleone, apo siç njihet ndryshe Vali Corleone, ose kthimin në rigjykim të lëndës ku ai akuzohet për dy vepra penale, që lidhen me rastin e vendosjes së një granate në diskotekën “Stop”, në vitin 2013.