Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Albin Kurti urren pazaret, BE s’do e ketë të lehtë arritjen e një pakti Serbi-Kosovë

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Albin Kurti urren pazaret, BE s’do e ketë të lehtë arritjen e një pakti Serbi-Kosovë

Nga Vessela Tcherneva “European Council for Foreign Relations”

Vendet e Ballkanit, ka të ngjarë të jenë lumtura me vëmendjen që kanë marrë javët e fundit. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, konfirmoi se rajoni do të jetë një nga pikat kryesore të agjendës gjatë mandatit të tij. Ai premtoi se vizitën e parë zyrtare do ta zhvillojë në Prishtinë.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, vizitoi së fundmi Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u prit me një ceremoni solemne në kryeqytetin serb, Beograd. Atëherë, ku qëndron problemi? E vërteta është se BE-ja ndodhet prej kohësh në vështirësi në raport me Ballkanin Perëndimor, qëkur bëri të qartë se zgjerimi i unionit do të pezullohet për një të ardhme të caktuar.

Emërimi i ish-ministrit hungarez të Drejtësisë Lazlo Troshani si komisioner evropian për negociatat e zgjerimit, edhe sepse është pjesërisht përgjegjës për sulmet ndaj sundimit të ligjit në Hungari, nuk mund të pranohej nga shumë liderë evropianë. Prandaj, KE e rrëzoi kandidaturën e tij.

Edhe kandidati i ri hungarez, Oliver Varheli, është në dukje është më pak i diskutueshëm, por problemi kryesor mbetet aty. Përfaqësuesi i një shteti de-fakto autokratik, që kundërshton vazhdimisht komunitetin evropian të vlerave, vështirë se mund të jetë një avokat i besueshëm për demokracinë në Ballkan.

Në këtë kontekst, dëgjesa e Borrell në Parlamentin Evropian, dha disa shenja shprese. “Ne duhet të arrijmë një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, dhe ky do jetë prioriteti ynë”- tha Borrell. Fryma e në Bruksel, lipset të sjellë një ndryshim shumë të nevojshëm në dialogun Beograd-Prishtinë.

Por diskutimi i fundit mbi shkëmbimin territorial mes Serbisë dhe Kosovës, e zëvendësoi krejtësisht dialogun, përpara se ai të dështonte, për shkak të mosmarrëveshjeve thelbësore dhe mungesës së komunikimit. Por detyra e Borrell, nuk do të jetë e lehtë. Ndërsa do të përballet më së pari me mosbesimin e thellë që ekziston midis Serbisë dhe Kosovës, Borrell do të duhet të bashkëpunojë me amerikanin Richard Grenell, një njeri pa përvojë mbi çështjen e Ballkanit, dhe që e pëlqen haptazi stilin e Donald Trumpit në diplomacinë ndërkombëtare.

Ai do të ndjekë me siguri linjën e ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton mbi Kosovën dhe Serbinë. Mbrojtësi më i zëshëm i shkëmbimeve territoriale, Bolton e bindi Shtëpinë e Bardhë, se SHBA-ja mund të arrinte një sukses të shpejtë dhe shumë të nevojshëm, pikërisht përmes një pakti të tillë.

Vlen të theksohet se në vitet 2000, Grenell ishte zëdhënësi i Bolton në Kombet e Bashkuara. Ndërkohë, terreni politik në Kosovë po ndryshon. Vetëvendosje – një parti e majtë, anti-establishment që ka bërë fushatë kundër OKB, ndërhyrjes së huaj dhe korrupsionit – fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare në vend.

Udhëheqësi i tij karizmatik, Arbin Kurti, është aktualisht bartës i shpresave të shumicës së qytetarëve në Kosovë. Njëzet vjet pasi ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, morën pushtetin në Prishtinë, kosovarët dëshirojnë tani të thyejnë ciklin e mbrapshtë të nepotizmit, reformave të dështuara, stanjacionit ekonomik dhe zhgënjimit të publikut.

Sa i përket rifillimit të dialogut, për BE-në mund të mos jetë më e lehtë tani, sesa të negociohej më herët me Ramush Haradinajn. Kurti ka fituar reputacionin e një politikani që i urren pazaret. Për më tepër, marrëdhëniet e tij me grupin e Bolton në Uashington, janë më pak të afërta në krahasim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, një nga bashkautorët e planit të shkëmbimeve territoriale.

Nga ana tjetër, në Serbi presidenti vendas Aleksandar Vucic, kërcënohet jo nga ndryshimet politike, por nga një ekonomi që jo jep shenja stanjacioni. Sipas Bankës Botërore, rritja e parashikuar e PBB-së në vitin 2019 do të jetë vetëm 3%, nga 4.2% një vit më parë.

Me përvojën traumatike të ikjes së trurit nga Ballkani Perëndimor (deri një të treta e popullsisë së rajonit, është larguar gjatë 10 viteve të fundit) dhe investimet e ulëta, vendet e rajonit po hedhin vështrimin diku tjetër. Serbia po mirëpret investimet kineze dhe turke, dëshiron të blejë pajisje ushtarake ruse dhe turke, dhe po diskuton planet për krijimin e një zone të lëvizjes së lirë dhe tregtisë me fqinjët e saj (që do të përjashtonte Kosovën, i vetmi vend atje që nuk ka një regjim pa viza me BE-në).

Madje Vucic planifikon të nënshkruajë më 25 tetor një marrëveshje, për t’u bërë pjesë e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, një bllok i udhëhequr nga Rusia dhe që përfshin Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin. Rivendosja e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, do të kërkojë shumë energji dhe këmbëngulje diplomatike.

Ai duhet të mbajë parasysh shpresat dhe aspiratat e qytetarëve në rajon, të mbështetet nga qeveritë dhe grupet e opozitës, dhe të sigurojë fqinjët, se nuk do të ndikojë në stabilitetin rajonal. Kërkimi i një marrëveshje në Ballkan, do të jetë vërtet një gur prove për BE-në. Siç tha vetë Borrell:

“Nëse ne si evropianë, nuk do të jemi gjendje që ta zgjidhim këtë problem pranë nesh, është shumë e vështirë të besosh që do të jemi një fuqi gjeopolitike”.

Diku tjetër, po ndodhin paralelisht ndryshime të forta gjeopolitike. Ndërsa Erdogani po vizitonte Beogradin, ushtria turke nisi një inkursion në veri të Sirisë. Operacioni, që synon pushtimin e zonave të kontrolluara nga kurdët, do të zhvendosë padyshim shumë civilë, për të cilët rruga Ballkanike do të ishte më e shkurtra drejt Perëndimit.

Një tjetër valë emigracioni, do të destabilizonte rajonin, dhe nëse BE nuk do t’u sigurojë atyre mbështetje të mjaftueshme, vendet e Ballkanit mund të hidhen në krahët e aktorëve të ndryshëm të jashtëm. Për Rusinë do të ishte edhe më e lehtë të pohonte se BE-ja është e paaftë, se NATO është e vjetruar.

Ajo do t’u ofronte ndihmë për garantimin e mbrojtjes, duke e zvogëluar ndikimin e aleancës. Duke shërbyer si ministër i Jashtëm spanjoll, Borrell është marrë me menaxhimin e shumë tragjedive të lidhura me emigracionin përgjatë rrugës mesdhetare perëndimore.

P këtë arsye, ai duhet ta njohë mirë edhe shkallën e problemeve të mundshme në Ballkan. Megjithatë, zgjidhjet për këtë problem do të jenë në duart e shteteve anëtare. Borrell ka të drejtë: nëse BE-ja dështon në Ballkan, vështirë se mund të merret seriozisht në arenën ndërkombëtare./ TIRANA TODAY

Tags: Albin KurtiarritjenbeJosep BorrellpaktipazaretSerbi-Kosovetë lehtëurren

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Përfundon në spital Izet Haxhia, deklarata e fortë e avokatit: Po tentohet eliminimi fizik i tij

Përfundon në spital Izet Haxhia, deklarata e fortë e avokatit: Po tentohet eliminimi fizik i tij

Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama

Pas “Jo” së franceze, ku ka të drejtë dhe ku gënjen Edi Rama

Shembet ura në autostradë, humbin jetën 3 persona

Shembet ura në autostradë, humbin jetën 3 persona

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com