Dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme, pas të shtënave me armë zjarri në qytetin lindor gjerman të Halle.
I dyshuari ka qëlluar disa herë me armë zjarri dhe ka lënë te vdekur dy persona dhe ka plagosur disa të tjerë para se të arratisej, raportojnë mediat lokale gjermane.
Gazeta Bild tha se sulmi ndodhi pranë një sinagoge, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Autori besohet të ketë ikur në drejtim të qytetit të Leipzig.
“Sipas informacionit fillestar, dy persona janë vrarë në Halle”, tha një zëdhënës i policisë.
Ndërkohë, stacionin kryesor i trenit në Halle është mbyllur, ndërsa kërkimet vazhdojnë.
Policia ka këshilluar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi ose të gjejnë hapësira të sigurta për t’u fshehur.