Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ironizon kryeministrin Rama, në lidhje me foton e tij me ish-presidentin amerikan, Barack Obama.
E ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Kryemadhi kur u pyet në lidhje me foton në fjalë, iu drejtua Ramës me nofkën “Pjeshka e Bllokut”.
“Pjeshka e Bllokut. I shkon më shumë se është artist. Nëse do të fliste për hallet e shqiptarëve në fushatë zgjedhore do ta quaja ndryshe, por meqenëse nuk e bën do ta quaj pjeshkë”, tha Kryemadhi.