Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur i pafajshëm ditën e sotme nga Gjykata e Apelit, për akuzat ndaj fshehjes së të ardhurave dhe mospagim taksash.
Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin e Drejtorisë së Tatimeve, duke lënë në fuqi vendimin e pafajësisë të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Prokuroria ngriti akuzën se Taçi nuk kishte paguar 8 milionë euro detyrime tatimi dhe taksash, teksa ishte një nga administratorët e ARMO-s.
Këtë konstatim fillimisht e ka bërë një audit i tatimeve, që kontrolloi veprimtarinë e Armo-s për vitet 2011-2013. Në bazë të këtij raporti prokuroria nisi hetimet dhe e dërgoi çështjen në gjykim.