Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Ana e errët e Mahatma Gandit/ Racist, i dhunshëm dhe i fiksuar pas minoreneve

7 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Ana e errët e Mahatma Gandit/ Racist, i dhunshëm dhe i fiksuar pas minoreneve

Të gjithë njerëzit e kanë një anë të tyre të errët. Pavarësisht nëse janë etër themelues të kombit, presidentë dhe kryeministra të shquar, autorë të dashur të librave për fëmijë, yje të muzikës apo edhe udhëheqës fetarë. Nuk ka asnjë person të vetëm, pa ndonjë “skelet” të fshehur në dollapin e tij. I tillë është rasti i Mahatma Gandit, një nga figurat më të njohura në historinë moderne.

Ai njihet si promotori i lëvizjes paqësore për të drejtat e njeriut dhe demokraci. Filozofia e tij e mospërdorimit të dhunës, anti-raciste, citatet dhe këshillat e tij të jashtëzakonshme, mbeten ende shumë frymëzuese edhe për brezin e sotëm.

Por siç do të lexoni më poshtë, jeta private e Gandit, nuk ka qenë ndonjë model për t’u ndjekur. Përkundrazi kontraston dukshëm me leksionet e tij që këshillojnë urtësi, maturi dhe respekt për dinjitetin e çdo qenieje njerëzore.

Braktisi të atin në shtratin e vdekjes, për të shkuar në shtrat me gruan e tij të re.

Në vitin 1885, babai i Gandhi, Karamçand, u sëmur rëndë. Sipas një biografie të vitit 2010, natën që pasoi Gandi po vazhdonte t’i qëndronte mbi kokë të atit që po jepte shpirt. Por befas ai u largua për të kryer marrëdhënie me nusen e tij të re. Kështu i ati mbylli sytë, kur ai nuk ishte atje.

Ishte shumë racist ndaj zezakëve dhe këtë e dëshmoi në shumë raste.

Para se të kthehej në atdhe dhe të drejtonte lëvizjen për pavarësinë e Indisë nga Perandoria Britanike, Gandi drejtoi lëvizjet e të drejtave civile në Afrikën e Jugut. Një tjetër koloni britanike, midis viteve 1893-1915. Por ai ishte në fakt shumë racist ndaj popullatës zezake.

“Evropianët, dëshirojnë të na degradojnë në nivelin e zezakëve, profesioni i vetëm i të cilëve është gjuetia. Dhe ambicia e vetme grumbullimi i disa bagëtive, blerja e një gruaje, dhe kalimi i të gjithë jetës në shthurje dhe imoralitet”- u shpreh Gandi gjatë një fjalimi në Bombei në vitin 1896.

I shkroi disa letra Hitlerit, duke iu drejtuar me “mik i dashur…”, ndërsa vlerësonte edhe Musolinin.

Gandi i shkroi Hitlerit të paktën dy herë në vitet 1939 dhe 1940. Zyrtarisht thuhet se ai e bëri këtë, për t’i bërë një thirrje për paqe udhëheqësit nazist. Por ai gaboi, kur i drejtohej me fjalët “mik i dashur” njeriut që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore, dhe që la pas miliona të vdekur.

Për më tepër, ai bëri disa vlerësime pozitive për udhëheqësin fashist italian, Benito Musolini. Gandi e takoi Musolinin në Romë në vitin 1931, duke e cilësuar “një nga burrat më të mëdhenj të kohës sonë”.

Shkonte me shumë gra dhe ishte i fiksuar pas vajzave të mitura.

Gandi shoqërohej vazhdimisht nga vajzat të reja. Zyrtarisht ato quheshin prej tij si ”bastunët e tij të ecjes”. Sipas disa prej biografëve të tij, shumë prej tyre i bënin masazhe Gandit gjatë kohës që ky ishte lakuriq. Atij i pëlqente përdorimi i vajit të mustardës dhe lëngut të limonit gjatë atyre masazheve.

Lista e partnereve që flinin nudo me të në një shtrat, përfshinte edhe mbesën e tij 18-vjeçare Manu. Gandi i justifikonte akte të tilla perverse me “testimin e dëlirësisë së tij morale”. Në të njëjtën kohë, ai mori në shtrat edhe Abhan, gruan 18-vjeçare të nipit të tij. Por në këtë rast gjërat nisën të bëheshin shumë shpejt problematike. Njerëzit e tij më besnikë, nisën ta kundërshtonin.

Ai e përbuzte gruan e tij zyrtare, dhe ka gjasa të jetë përgjegjës për vdekjen e saj.

Megjithëse Gandi dhe gruaja e tij zyrtare, qëndruan të martuar gjatë gjithë jetës së tyre, bashkëjetesa e tyre ishte formale dhe plot abuzime nga ana e”babait” të pavarësisë së Indisë. Ai e krahasonte fytyrën e gruas së tij me atë të një lope. Grindjet dhe poshtërimet e shpeshta, e rënduan shëndetin e saj.

Në fillim të vitit 1944, kur Kastruba u sëmur nga pneumonia, Gandi nuk pranoi që ajo të kurohej me një “ilaç të huaj”, siç quhej asokohe penicilina. Shumë shpejt ajo vdiq. Jo shumë kohë më vonë, vetë Gandi u sëmur nga malaria. Por këtë herë, ai i lejoi mjekët që t’i injektonin kininë dhe t’i shpëtonin jetën.

Ishte shumë seksist dhe diskriminues ndaj grave.

Megjithëse është folur shumë mbi feminizmin e supozuar të Gandit, shumë fakte dhe histori flasin për të kundërtën. Sipas The Guardian, ai besonte se menstruacionet ishte një shfaqje e shtrembërimit të shpirtit të një gruaje. Ndërkohë pretendonte se gratë duhet të jenë përgjegjëse për sulmet seksuale të kryera ndaj tyre.

Ai justifikonte edhe vrasjen e vajzave të përdhunuara nga baballarët e tyre, për të ruajtur nderin e familjes. Në kohën e tij, gratë që përdornin kontraceptiv cilësoheshin si të përdala. Ndërsa në një rast, ai u preu flokët dy ndjekësve femra që ishin ngacmuar nga disa meshkuj./ TIRANA TODAY

Tags: ana e erreti dhunshëmi fiksuarMahatma Gandiminoreneveracist

TË LIDHURA

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”
Bota

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë, grupi “Homeland Justice”

08:46 | 31/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
I shpërthyen shtëpinë me tritol. Ja çfarë thotë shënjestra e atentatorëve në Fushë-Krujë

I shpërthyen shtëpinë me tritol. Ja çfarë thotë shënjestra e atentatorëve në Fushë-Krujë

Roli i ish-këshilltarit të Donald Trump në zgjedhjet në Kosovë

Roli i ish-këshilltarit të Donald Trump në zgjedhjet në Kosovë

Shkencëtarët japonezë krijojnë gjakun artificial

Shkencëtarët japonezë krijojnë gjakun artificial







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

DW: Paralajmërimi i SHBA për Shqipërinë, alarm apo rutinë?
Aktualitet

DW: Paralajmërimi i SHBA për Shqipërinë, alarm apo rutinë?

by mirseda
10:02 | 04/04/2026
0

Më 1 prill, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëroi për sulme të mundshme nga grupe...

Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

10:02 | 04/04/2026
Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

09:58 | 04/04/2026
Vlorë/ 63-vjeçari vritet me shkelma teksa ndërhyn për sherrin e të birit

Vlorë/ 63-vjeçari vritet me shkelma teksa ndërhyn për sherrin e të birit

09:55 | 04/04/2026
77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria, aleat i palëkundur i Aleancës për mbrojtjen …

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria, aleat i palëkundur i Aleancës për mbrojtjen …

09:32 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com