Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

E ka fajin sistemi!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Nga: Lutfi Dervishi

E diela sot nisi me vizitën në një dyqan celularësh për të ndërruar kartën e dëmtuar SIM. Njeriu, mund të jetojë 2-3 ditë pa ujë, 2-3 javë pa ngrënë dhe vetëm 2-3 orë pa celular. Këtë thotë shkenca. U futa në dyqan me mendimin se ashtu sikundër më kishte ndodhur disa vite më parë e gjithë procedura do të shkonte maksimumi 2-3 minuta dhe kështu do të isha brenda kufirit që shkenca thotë se mund të qëndroj pa celular.

Vajza që shërbente në sportel më priti e ngrysur, por pasi mori e dha me kompjuterin për dia minuta më buzëqeshi me ëmbëlsi, tundi kokën lehtë majtas dhe më tha: më vjen keq duhet të vish më vonë se nuk punon sistemi! Ma dha këtë kumt a thua se isha me fat që do të kthehesha sërish në dyqan.

Si nuk punon sistemi? Ka lidhje vetëm me mua apo nuk punon për të gjithë?!
Ka një problem në sistem dhe duhet ta provojmë më vonë.

Kur duhet të kthehem?
Nuk di ta them tani. Do të njoftojmë me celular sapo të punojë sistemi.
Si do të më njoftoni me celular…
Do të njoftojmë me email- tha dhe i vuri pikë bisedës.

Dola nga dyqani duke marrë frymë thellë. Fytyra ime ishte e ngjashme me fytyrën e kujtdo që ka harruar celularin në shtëpi.
Janë tri fjalë, vetëm tri fjalë që më trembin më shumë se 3 goditjet e para të tërmetit të së shtunës së kaluar: NUK PUNON SISTEMI!
Frika nga këto tri fjalë duhet të ketë zënë rrënjë nga shërbimi OSHE-së. Sa herë kisha një problem aty- të njohur dhe të panjohur më thonin: do të ndihmonim me gjithë qef, ti e di që për ty unë bëj gjithçka, por kjo është e pamundur, është futur në sistem dhe nuk mund të bëjmë dot gjë. As drejtori vetë nuk bën dot gjë. është futur në sistem. Na vjen keq!

Aq shumë mu ngulitën në mendje këto tri fjalë sa për vite të tëra i përdora si fjalëkalim për emailin. Futja në sistem për mua do të thotë: të kesh ngritur një sistem për të zgjidhur punët, dhe jo për të bërë ta bërë të pamundur zgjidhjen. (Fjalori shpjegues bashkë me ilustrimet më jep të drejtë: “Sistem: një set rregullash dhe procedurash me të cilin kryhet punë;një metodë apo një skemë e organizuar; sistem multi partiak qeverisje)

Ndryshe nga OSHE-ja me ujësjellësin gjithccka është më e thjeshtë. Sinqeriteti tyre është befasues: Të paktën janë bindës dhe nuk të lënë hapësirë për debat kur ngrenë hapin duart dhe mbledhin supet duke të thënë: “nuk kemi sistem”.

Duke dalë nga dyqani celularit tabela përballë ishte një thirrje për të denoncuar korrupsionin. Mu kujtua kryeministri që në mënyrë të përsëritur madje duke ngritur edhe zërin thotë: nuk është ccështje njeriu, por sistemi! Merr gjermanin më të mirë vendose në Shqipëri dhe do të korruptohet. E ka fajin sistemi! Pikë!

Korrupsionin më mirë se kushdo e luftojnë gjykatat, por sistemi drejtësisë nuk funksiononte ose më saktë funksiononte vetëm për vete. Sistemi i ri që po ngremë do të jetë krejt ndryshe!
E ka fajin sistemi!

Ky është dhe konkluzioni pothuaj unanim i të gjithë pjesëmarrësve në tryezën e OSBE-ODHIR për zgjedhjet. Fajin e ka sistemi!
Pothuaj të gjithë kryetarët e partive pjesëmarrës në tryezë vijnë nga sistemi kaluar – por për ta dhe për të tjerë fajin pse shkojnë gjërat së prapthi në këtë vend e ka sistemi!.

Ballafaqimi me të shkuarën nuk është një sport që pëlqejnë të gjithë. Edhe kur këmbëngul për të hapur një debat për krimet e së shkuarës përgjigja në rastin më të sjellshëm është: Ehhh ke të drejtë, por i tillë ishte sistemi! Sistemi….
E mbani mend besoj kur u grabitën 10 milionë euro në Aeroport?
E gjetëm fajtorin brenda 2-3 orësh. “Nuk ka funksionuar sistemi…i sigurisë”!

Duke u endur me këto mendime shoh një dyqan tjetër celularësh dhe thashë t’i jap edhe një shans tjetër sistemit. Fundja e dielë është sot.
A mund të ndërroj kartën e celularit që është e dëmtuar? Po, letërnjoftimin dhe 400 lekë! Brenda 30 sekondash, celulari u aktivizua si me magji.

Mbeta si guak. I pafuqishëm për të artikuluar edhe një falenderim, gëlltitem disi dhe pasi marr frymë thellë e pyes:
Më falni: a nuk ka patur një problem sot sistemi tek ju – pyetjen e shoqëroj me vështrim ngultas për të kuptuar nëse do të më jepte një përgjigje të vërtetë. Tek e fundit para 5 minutash më ishte thënë shkurt dhe shqip: “nuk punon sistemi”.

Vajza më pa vëngër dhe më tha: – Sot është e dielë! Për ju është ditë pushimi, por unë e kam ditë pune dhe nuk kam nge për llafe. E ke telefonin në rregull?
Shumë në rregull.
Atëherë kalofsh një të dielë të qetë.
Dola nga dyqani i lumtur që celulari punon sërish, por pyetja që më ka mbetur si gozhdë në kokë është: pse nuk punoi sistemi te dyqani parë?!!

 

Tags: Lutfi DervishiOSBE-ODHIRZgjedhjet

TË LIDHURA

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
Next Post
Video/ Qelitë speciale për izolimin e mafiozëve. Ja burgjet ku po përgatiten

Video/ Qelitë speciale për izolimin e mafiozëve. Ja burgjet ku po përgatiten

Ç’po ndodh me martesën e Rudina Dembacajt? E vërteta e divorcit…

Ç’po ndodh me martesën e Rudina Dembacajt? E vërteta e divorcit...

Refugjati i luftës nga Kosova jeton ëndrrën amerikane

Refugjati i luftës nga Kosova jeton ëndrrën amerikane

JU REKOMANDOJMË

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
Rajoni

Trageti mbytet dhjetë minuta pas nisjes në bregun e Glaros, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

by mirseda
19:56 | 05/08/2025
0

Një traget që operonte në itinerarin nga Nea Stira në Agia Marina u mbyt të martën pasdite...

Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

Kristjan Asllani refuzon klubin e sapongitur në Serinë A, e ardhmja e tij tek Interi mbetet pezull

19:44 | 05/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
U nda nga jeta dy javë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të rokut Ozzy Osbourne

U nda nga jeta dy javë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të rokut Ozzy Osbourne

19:09 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com