Në Gjermani u shënua viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor. Sipas shkencëtarëve rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale ka ndikuar që mushkonjat të përhapen në pjesën veriore të planetit.
Qendra Kombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve raportoi se personi i infektuar me këtë virus është diagnostikuar më vonë me Encephalitis, i cili konsiston në ënjtjen e trurit. Kujtojmë se virusi i Nilit Perëndimor për herë të parë është zbuluar në Ugandë në vitin 1937. Virusi në fjalë mund të shkaktojë dëmtime serioze në tru.