Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Në Tiranë ka tejngopje të qendrave tregtare

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Në Tiranë ka tejngopje të qendrave tregtare

Grupi Balfin, pas një ecurie pozitive në 2018-n, pret që të rrisë qarkullimin vjetor me 40% në 2019-n. Presidenti i grupit, z.Samir Mane pohon se në Shqipëri grupi synon konsolidimin e bizneseve aktuale dhe forcimin e mëtejshëm të pozitave në treg, por nuk ka plane për investime të reja në Shqipëri. “Nga ana tjetër, ne synojmë që të shtrihemi më tej në rajon me investimet në real estate në Maqedoni, me shtrirjen tonë të mëtejshme me “Jumbo” në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi dhe në shtete të tjera”, thotë z.Mane.

Ai shton që tashmë në Tiranë ka një tejngopje të qendrave tregtare, numri i blerësve për metër katror është ulur shumë krahasuar me disa vite më parë, në raport me proceset e ndryshme të blerjeve. Ndërsa ndërtimi nuk është një fushë prioritare për Grupin dhe “nuk është në planet e investimeve tona, pasi mendojmë që tregu është i mbingopur me ndërtime të shtrenjta”, pohon z.Mane.

Si ka qenë ecuria e grupit në vitin 2018 dhe në pjesën e parë të 2019-s?

Grupi “Balfin”, çdo vit, është në përmirësim të performancës së portofolit të investimeve, kjo falë ekspansionit dhe optimizimit të shpenzimeve operacionale. Edhe viti 2018 ka qenë një nga vitet me performancën më të mirë, me një rritje prej 24% krahasuar me një vit më parë, sidomos në sektorin e tregtisë me pakicë në të gjithë kategoritë, në sektorin minerar etj. Xhiroja vjetore e Grupit për vitin 2018 ka qenë 580 milionë euro. Më shumë për performancën e Grupit “Balfin” do të keni informacion të publikuar si në website, edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit, brenda muajit tetor, ku për herë të parë do të publikojmë pasqyrat financiare të konsoliduara të audituara nga BIG 4, për të gjithë aktivitetin që Grupi realizon në të gjitha vendet e rajonit.

Si e prisni ecurinë për periudhën në vijim?

Viti 2019 do të jetë gjithashtu një vit pozitiv në shumicën e sektorëve ku ne investojmë, ku planifikojmë një rritje të xhiros me 40%. Tregtia me pakicë vijon me rritje si në xhiro dhe në fitim, si në Shqipëri edhe në Austri, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë dhe Mal të Zi. Në sektorin minerar, ne jemi përpunuesit më të mëdhenj në rajon dhe çdo gjë varet nga ecuria e tregjeve globale. Besojmë se do të ketë rritje në muajt në vijim si për ferrokromin, edhe për ferronikelin.

Qendrat Tregtare janë në performancë shumë të mirë, si në frekuentim edhe në miksimin e duhur të qiramarrësve. “Tirana Bank” ka pasur një performancë shumë pozitive krahasuar me një vit më parë, në rritjen e depozitave dhe rritjen e biznesit. Në sektorin e real estate, në projektet që ne ndërmarrim, shitjet kanë ecur shumë mirë, falë koncepteve që ne zhvillojmë dhe ofrojmë.

Cilat janë planet tuaja për investime në të ardhmen?

Grupi “Balfin” në Shqipëri synon konsolidimin e bizneseve aktuale dhe forcimin e mëtejshëm të pozitave në treg, duke investuar në rritjen e gamës së produkteve dhe përmirësimin e shërbimeve në retail, ndërkohë që nuk ka plane për investime të reja në Shqipëri. Nga ana tjetër, ne synojmë që të shtrihemi më tej në rajon me investimet në real estate në Maqedoni, me shtrirjen tonë të mëtejshme me “Jumbo” në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi dhe në shtete të tjera; synojmë gjithashtu vijimin e investimeve në real estate në Austri. Gjithashtu në Kosovë tek Ferronikeli, ku së fundmi nëpërmjet bashkëfinancimit me Bankën Europiane për Zhvillim do të mundësojmë përmirësimin e eficencës së energjisë dhe efikasitetit operacional të fabrikës.

Vitet e fundit, Balfin është diversifikuar dukshëm, duke u futur edhe në tregjet financiare. Pse kjo zgjedhje dhe si po e menaxhoni rritjen dhe diversifikimin e aktivitetit të grupit?

Grupi “Balfin”, në fillim të vitit 2019 përfundoi procesin e investimit te “Tirana Bank”. Ky është gjykuar nga ana jonë si një investim mjaft i mirë, nisur edhe nga fakti që “Tirana Bank” është banka e parë private në vend dhe më duhet të them me kënaqësi, që deri tani kjo bankë, që kur e kemi marrë ne në zotërim, ka performuar mjaft mirë krahasuar me një vit më parë, si në rritjen e depozitave, edhe të biznesit.

Së fundmi, konkurrenca po shtohet në biznesin e qendrave tregtare (hapja e qendrës te Stadiumi), ndërkohë që të tjera qendra janë në projekt në qendër të Tiranës. Sa e vlerësoni se ka treg në Shqipëri për kaq shumë qendra?

Personalisht, mendoj dhe e kam thënë disa herë, që tashmë në Tiranë ka një tejngopje të qendrave tregtare, pasi në bazë të studimeve dhe raporteve që ju si media keni nxjerrë tashmë, numri i blerësve për metër katror është ulur shumë krahasuar me disa vite më parë, në raport me proceset e ndryshme të blerjeve.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së konkurrencës, ne jemi përpjekur që qendrat tona të kthehen në destinacionet e blerjeve më të vizituara në Shqipëri, me mundësi të mëdha për të zhvilluar një aktivitet apo promovim. Avantazhi ynë kryesor në raport me të gjithë qendrat e tjera është miksi unik i brandeve. Avantazh do të thosha se përbëjnë edhe faktorë si pozicionimet e favorshme dhe lehtësisht të arritshme për të gjithë, përgjigjja e kërkesave të konsumatorëve, duke u ofruar një përvojë të gjithanshme, mjediset komode për çdo grupmoshë, zhvillimi i aktiviteteve të reja, përqendrimi i vazhdueshëm te shërbimi i ofruar.

Sa ka ndikuar plakja e popullsisë dhe emigracioni në konsumin në vend. Si e parashikoni trendin e konsumit në vitet në vijim dhe si pritet të ndikojë aktivitetin tuaj, duke qenë se ju jeni grupi më i madh i retail në vend.

Plakja e popullsisë dhe emigracioni janë çështje jo vetëm të Shqipërisë por dhe të gjithë rajonit që ne i përkasim, madje është një çështje globale. Lëvizja e njerëzve është një proces që vijon prej qindra vjetësh dhe do të vijojë dhe më tej. Çdokush synon që të ketë një jetë sa më të mirë dhe sa më dinjitoze për veten dhe familjen, ndaj dhe kërkon mundësi jo vetëm në vendin e tij, por dhe gjithkund tjetër. Sigurisht që ne si një biznes me fokus në retail ndikohemi nga këta faktorë, por kemi marrë të gjitha masat për t’iu përshtatur nevojave të tregut.

Cilët vlerësoni se janë sektorët me potencial për të investuar në të ardhmen në vend?

Sektori me potencialin më të madh për të investuar mendojmë që është turizmi, pasi kjo është një fushë në hapat e parë të zhvillimit në vendin tonë dhe krijimi i standardeve më të mira ndërkombëtare për pushuesit që vijnë në Shqipëri dhe që kërkojnë hotele me kushtet dhe komfortin maksimal apo për ata që duan të gëzojnë një shtëpi të dytë pushimi është sfida që kemi përpara.

Sipas jush, pse bizneset vijojnë të rendin pas ndërtimit dhe ka pak interes në sektorë të tjerë, si industria përpunuese, agro-industria, bujqësia etj.?

Për Grupin “Balfin”, ndërtimi nuk është një fushë prioritare dhe nuk është në planet e investimeve tona, pasi mendojmë që tregu është i mbingopur me ndërtime të shtrenjta. Ajo për të cilën ka nevojë është ndërtimi i banesave të lira, për të krijuar mundësi akomodimi për të gjithë.

Si do ta vlerësoni mjedisin për të bërë biznes në Shqipëri?

Ashtu si çdo treg tjetër, edhe Shqipëria ka të mirat dhe problemet e veta në të bërit biznes. Ndër faktorët më problematikë do të rendisja praninë shumë të madhe të informalitetit, mungesën e transparencës financiare, problemet me infrastrukturën, problemet me titujt e pronësisë etj.

Duke qenë se ju jeni shtrirë së fundmi me projekte dhe në Maqedoni, si do t’i vlerësonit politikat lehtësuese të shtetit maqedonas për tërheqjen e investitorëve të huaj? A duhet ta ndjekë dhe Shqipëria këtë shembull?

Maqedonia ofron shumë mundësi për bizneset e huaja, qoftë dhe ato me prejardhje shqiptare. Shqipëria ka shumë gjëra që mund të mësojë nga ky vend fqinj, veçanërisht në praktika për mbështetjen e investimeve strategjike./Monitor

Tags: intervisteqendra tregtaresamir manetejngopjetirane

TË LIDHURA

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier
Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

21:39 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

17:42 | 05/08/2025
Next Post
“Do të respektojmë ligjin”, Johnson: Mund të dalim nga BE më 31 tetor

“Do të respektojmë ligjin”, Johnson: Mund të dalim nga BE më 31 tetor

“Ilir mbaj llafin”/ Blushi i përgjigjet Ballës: Ke kërkuar ndihmën e Metës për të futur gruan në burg

“Ilir mbaj llafin”/ Blushi i përgjigjet Ballës: Ke kërkuar ndihmën e Metës për të futur gruan në burg

80% e drejtorëve do largohen, Rama jep ultimatumin e radhës

“Migjeni pasnesër niset drejt Italisë”, Rama jep njoftimin e rëndësishëm

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila
Showbizz

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila

by mirseda
22:39 | 05/08/2025
0

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, larg zhurmës së jetës publike....

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

22:35 | 05/08/2025
“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

22:33 | 05/08/2025
60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

22:29 | 05/08/2025
Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

21:55 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com