Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa ka komentuar situatën aktuale, gjatë një interviste për “Syri.net” ka treguar edhe si e ka përjetuar dhe momentin ku ndodhej gjatë tërmetit me magnitudë 5.8 Rihter që goditi Shqipërinë paditën e së shtunës.
Berisha u shpreh se në momentin që u regjistruan lëkundjet e tërmetit kishte qenë në banesën e tij, në kat të dytë, duke lexuar një libër. Ndërsa shtoi se nuk ishte frikësuar.
“Tërmeti më zuri në shtëpi, në kat të 2-të. Për çudi nuk u tremba. Rastisi që nuk u tremba, sepse nuk e marr vesh as vetë. Po lexoja, e mbylla librin dhe dola jashtë. I dyti më gjeti jashtë”, deklaroi ish-kryeministri.