Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Johnson: Gjykata Supreme “gaboi” rreth vendimit për pezullim të parlamentit

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Johnson: Gjykata Supreme “gaboi” rreth vendimit për pezullim të parlamentit

Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka thënë ligjvënësve se Gjykata Supreme “ka bërë gabim kur është deklaruar në një kohë kur ekziston polemikë e madhe kombëtare”. Gjykata më e lartë në Britani e ka vlerësuar të paligjshëm vendimin e kryeministrit britanik për të pezulluar punën e parlamentit, duke shtyrë opozitën që t’i kërkojnë Johnson-it dorëheqjen.

Pas vendimit të Gjykatës, Johnson është detyruar të ndërpresë vizitën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të sqaruar humbjen e tij ligjore para parlamentit. Lideri opozitar, Jeremy Corbyn, ka thënë se ai “është dashur të japë dorëheqjen”.

Mirëpo Johnson i ka thënë liderit të laburistëve dhe partive tjera opozitare se “ata do të përballen me ditën e llogaridhënies” në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme. Laburistët kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve derisa të hiqet nga tavolina mundësia e largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

“Unë mendoj se njerëzit jashtë këtij Parlamenti e kuptojnë se çfarë po ndodh. Si pasojë e egoizmit të plotë dhe frikës politike ata nuk kanë gatishmëri që të ecin përpara dhe t’i japin fjalën popullit. Udhëheqësi i opozitës dhe partia e tij nuk iu besojnë njerëzve”, ka thënë Johnson.

Ndonëse ende nuk ekziston një pajtueshmëri e përgjithshme për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, Johnson ka thënë se shteti i tij do të largohet me apo pa marrëveshje nga blloku evropian më 31 tetor. Para pezullimit të punës, parlamenti britanik pati miratuar një ligj që detyron kryeministrin Johnson t’i kërkojë BE-së shtyrje të afatit për largim përtej 31 tetorit, në rast se nuk arrihet një marrëveshje në Britani para 19 tetorit, shkruan “balkanweb”. Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Tags: gaboiGjykataJohnsonpezullim

TË LIDHURA

OKB, Guterres: I tronditur nga dhuna kundër protestuesve në Iran
Bota

OKB, Guterres: I tronditur nga dhuna kundër protestuesve në Iran

11:02 | 12/01/2026
Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit
Bota

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Next Post
Gaz Paja e thotë troç: Deputet s’bëhem kurrë!

Gaz Paja e thotë troç: Deputet s’bëhem kurrë!

Gazi nga TAP, Albpetrol aplikon për rezervimin e kuotave

Gazi nga TAP, Albpetrol aplikon për rezervimin e kuotave

“300 mijë euro për vrasjen e ish-policit”, Artan Hoxha zbulon skemën

“300 mijë euro për vrasjen e ish-policit”, Artan Hoxha zbulon skemën







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
Aktualitet

Sot seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

by mirseda
15:09 | 12/01/2026
0

Ashtu siç ishte parashikuar, mbahet sot seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta,...

“Unë mbaroj për të!”, Limi shpreh ndjenjat për Dolcen

“Unë mbaroj për të!”, Limi shpreh ndjenjat për Dolcen

15:07 | 12/01/2026
Kryemadhi shkon në GJKKO, batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta

Kryemadhi shkon në GJKKO, batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta

14:48 | 12/01/2026
Përfundoi në rrjedhën e lumit pas aksidentit me makinë, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit

Përfundoi në rrjedhën e lumit pas aksidentit me makinë, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit

14:15 | 12/01/2026
“Pesë persona të maskuar hynë në lokal dhe…”/ Ngjarja në Lezhë, flet një nga të plagosurit

“Pesë persona të maskuar hynë në lokal dhe…”/ Ngjarja në Lezhë, flet një nga të plagosurit

14:13 | 12/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com