E diel, 22 Nëntor, 2020
3 C
Tirana

Gazi nga TAP, Albpetrol aplikon për rezervimin e kuotave

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve, e po kështu edhe pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në 24 orët...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për shkak të së ashtëquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Për...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Braçe zbardh pasurinë ‘e çmendur’ të Lulzim Bashës

Sikundër Rama, bluzat e bardha, edhe zv/kryeministri Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me deklaratat për fshehjen e numrit...

Teksa gazsjellësit TAP, investimi më i madh në vend, me një vlerë prej 1.5 miliardë eurosh, po shkon drejt fundit, kanë nisur tentativat e para për të përdorur në afatin e gjatë gazin që do të kalojë në territorin shqiptar.

Albpetrol, operatori shtetëror i prodhimit të naftës, ka aplikuar zyrtarisht pranë gazsjellësit TAP për të rezervuar kuotat e gazit natyror për periudhën kur të ndërtohet rrjeti i transmetimit të gazit në vend. Lajmi bëhet i ditur për Monitor nga burimeve nga Albgaz, që është operatori tjetër shtetëror, që do të funksionojë si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e operatorit të sistemit të transmetimit dhe operatorit të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror në Republikën e Shqipërisë.

Aplikimi u bë pasi TAP nisi vlerësimin e tregut, duke i lejuar transportuesve të gazit natyror të shprehin interesin e tyre. Kjo do të mundësojë që në një fazë të mëvonshme operatorët të mund të kenë akses në kapacitetet e reja dhe afatgjata të TAP, duke zgjeruar kapacitetin e gazsjellësit në të ardhmen.

Aplikimi i Albpetrol është në mbështetje të masterplanit për zhvillimin e sektorit të gazit në Shqipëri, dhe ka marrë miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për pjesëmarrjen në fazën e shprehjes së interesit dhe rezervimit të kapaciteteve të TAP.

Në këtë mënyrë, Shoqëria Albgaz do të ketë infrastrukturën e transmetimit dhe shpërndarjes me gaz, ndërsa Albpetrol do të furnizojë konsumatorët me gaz.

Vlerësimi i tregut nga TAP do të bëhet në dy faza kryesore: faza jo detyruese që nisi në datën 1 korrik 2019 dhe faza detyruese që do të fillojë rreth tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm. TAP planifikon që të transportojë fillimisht rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror në vit, me dyfishim në të ardhmen.

TAP pritet të përfundojë tërësisht në vitin 2022. TAP-i, pas lidhjes me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek, do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

Masterplani i gazit

Shqipëria është sot, së bashku me Malin e Zi dhe Kosovën, ndër të vetmet vende në Evropë, që nuk është e lidhur me sistemet ndërshtetërore të transmetimit të gazit dhe që ka një sistem kombëtar krejtësisht të izoluar të transportit dhe shpërndarjes së gazit, për këtë arsye Master Plani i Gazit Natyror për Shqipërinë, i miratuar në shkurt 2018, synon që të përmirësohen dhe zhvillohen më tej ndërlidhja, ndërveprimi, qëndrueshmëria dhe integrimi i sektorit shqiptar të gazit me rrjetin rajonal dhe evropian të gazsjellësve.

Projektet prioritare të identifikuar në Master Planin e Gazit për Shqipërinë dhe që propozohet për t’u financuar në të ardhmen, janë ndarë në Terma Afatshkurtër, Terma Afatmesëm dhe Terma Afatgjatë, të grupuara si më poshtë:

Në terma afatshkurtër

  1. Zhvillimi i gazsjellësit TAP –TEC-i i Vlorës, dhe nëse është e mundur, zhvillimi i sistemit të shpërndarjes së gazit në qytetin e Vlorës;
  2. Zhvillimi i sistemit të transmetimit për të furnizuar konsumatorët kryesorë në Fier dhe Ballsh dhe nëse është e mundur zhvillimi i sistemeve lokale të shpërndarjes së gazit në zonat e Fierit dhe Ballshit;

Në terma afatmesëm

  1. Zhvillimi i sistemit të transmetimit për të furnizuar kryesisht zonat industriale në Elbasan, si dhe zhvillimi i hapësirave të depozitimit nëntokësor të gazit në Dumre;
  2. Zhvillimi i sistemit të transmetimit për furnizimin e konsumatorëve industrialë dhe komercialë në zonën e Durrësit dhe të Tiranës;

Në terma afatgjatë

  1. Zhvillimi i gazsjellësit ndërlidhës me Kosovën
  2. Zhvillimi i sistemit të transmetimit të gazit afër Korçës, për të furnizuar TEC-in e planifikuar të Korçës, sistemin e shpërndarjes së gazit në Korçë, dhe më tej në Pogradec;
  3. Zhvillimi i sistemit të transmetimit dhe të shpërndarjes në Shkodër;
  4. Zhvillimi i sistemit të transmetimit nga Ballshi në Tepelenë dhe në Gjirokastër, si dhe sistemet lokale të shpërndarjes së gazit;
  5. Zhvillimi i sistemit të transmetimit nga Pogradeci në Prrenjas dhe më tej në Maqedoninë e Veriut;
  6. Zhvillimi i sistemit të transmetimit për TEC-in e planifikuar në Kuçovë dhe sistemin a shpërndarjes në Kuçovë;/ Monitor

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...