Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Fiks Fare/ Punonjësi vdes në pusetë, UKSH-ja mundohet të mbulojë krimin

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fiks Fare/ Punonjësi vdes në pusetë, UKSH-ja mundohet të mbulojë krimin

Fiks Fare solli këtë mbrëmje historinë e dhimbshme të një 33 vjeçari nga Shkodra i cili humbi jetën në punë. Pas 16 vitesh punë në Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Kleutos Çeliku, baba i dy djemve dhe fëmijë i vetëm, vdes nga asfiksia brenda një pusete. Ujësjellësi, fsheh dokumentacionin dhe pretendon që maska me bombël dhe aparati për matjen e gazrave nuk është një domosdoshmëri në të tilla raste, ndryshe nga çfarë thotë akti ekspertizës. Sipas aktit, Kleutosi ka humbur jetën nga asfiksia, dhe në procerverbalin e firmosur nga ai nuk rezulton të jetë pajisur as me maske me bombël dhe as me aparat për matjen e nivelit të gazrave.

Puseta ku ai ka hyrë, dhe ku rrezikoi të humbte jetën edhe një koleg i tij, ndodhet në unazën perëndimore të Shkodrës. Puseta është rreth 5 metra e thellë dhe pa shkallë për të zbritur. Në momentin që ka hyrë për të punuar, mos matja e nivelit të gazrave, mungesa e shkallëve dhe e maskës ka sjellë vdekjen e menjëhershme të tij.

Pensioni i caktuar nga shteti për fëmijët, është rreth 12 mijë lekë të reja. Me të cilat ushqehet nusja, fëmijët dhe dy prindërit e Kleutosit. Bashkia Shkodër, e cila ka në varësi UKSH-së i ka hequr së fundmi edhe ndihmën ekonomike. Ndihmë që e përfitonte nga fondet e bashkisë.

Në shtëpinë e të ndjerit, prej dy vitesh ka pllakosur zija. Nëna dhe babai me lot në sy, tregojnë se si vdiq djali i tyre, dhe se si po mundohet bashkia Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër, të mbulojnë krimin. Me 12 mijë lekë të reja në muaj mbajnë frymën me bukë 5 veta, dhe presin ndihmë nga daja i Kleutosit.

Nëna e tij tregon me lot në sy, se si i biri punoi që në moshën 17 vjeçare pranë UKSH-së për të mbajtur familjen. Ajo shprehet për Fiksin se askush nuk erdhi ta ngushëllonte nga bashkia. “16 vjet në atë punë dhe nuk erdhi asnjë nga drejtuesit të paktën të na jepte kurajo pas vdekjes së tij. Por vetëm po mundohen të mbulojnë krimin dhe të na penalizojnë sa më shumë. Edhe atë pak ndihmë ekonomike na e hoqën” thotë ajo mes lotësh. Babai i Kleutosit thotë që drejtësinë për djalin e vetëm do ta kërkoj deri në Strasburg.

Sipas aktit të Eksperitizës shkaku i vdekjes së 33 vjeçarit ishte – asfiksia. Mungesa e aparatit të gazrave dhe maskës me bombël sollën vdekjen e menjëhershme të tij. Drejtori i UKSH-së Mark Molla shprehet për kamerën e Fiksit që këto dy mjete nuk janë domosdoshmëri.

UKSH sipas aktit të ekspertizes, po mundohet të fsheh ngjarjen duke mos dhënë ekspertëve as rregulloren e brendshme të Institucionit, ku dalin direkt përgjegjësit.

Daja e Kleutosit tregon për Fiksin, pusetën ku humbi jetën nipi. Me duar që i dridhen ai tregon se në atë pusetë nuk ka shkallë për të zbritur dhe kushtet në të cilat punonin nipi i tij, por edhe punonjësit e tjerë janë skandaloze. Ata nuk kanë mjetet e nevojshme të sigurisë në punë. Ai shprehet se pak ditë më parë, në Tiranë humbën jetën nga rënia nga skela dy persona, u arrestuan menjëherë Drejtuesi Teknik dhe Administratori. “Këtu, në një firmë shtetërore humb jetën një djalë 33 vjeç, dhe asnjë nuk është i arrestuar apo i ndaluar. Askush deri tani s’po mban përgjegjësi për vdekjen e tij”- thotë daja, duke mbyllur pusetën ku humbi jetën nipi i tij. /Top Channel

 

Tags: “Fiks Fare”Shkoderujesjelles kanalizime

TË LIDHURA

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut
Aktualitet

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

12:58 | 14/02/2026
“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!
Aktualitet

Ikin si minjtë kur mbytet anija”, Berisha: Don Agaçio, mafiozi më i rrezikshëm në Ballkan

12:30 | 14/02/2026
Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës
Aktualitet

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

11:39 | 14/02/2026
Next Post
Zjarret në Amazonë/ Presidenti brazilian akuza mediave

Zjarret në Amazonë/ Presidenti brazilian akuza mediave

Braçe nxjerr blof Bashën, Pollon e Vasilin

Braçe nxjerr blof Bashën, Pollon e Vasilin

Merkel takon Vuçiç në New York: Nisni bisedimet me Kosovën

Merkel takon Vuçiç në New York: Nisni bisedimet me Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut
Aktualitet

Endrit Shabani zgjidhet president i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

by mirseda
12:58 | 14/02/2026
0

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, është zgjedhur President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të...

“S’ka më farsë elektorale!”, Berisha-Ramës: Populli në këmbë se do zgjedhje, shporru!

Ikin si minjtë kur mbytet anija”, Berisha: Don Agaçio, mafiozi më i rrezikshëm në Ballkan

12:30 | 14/02/2026
Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

Banorët që preken nga projekti TID protestë, kryeministri Edi Rama mbërrin në Bashkinë Durrës

11:39 | 14/02/2026
E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

E kishte kthyer shtëpinë në ‘arsenal armësh’, arrestohet 63-vjeçari në Tiranë

10:52 | 14/02/2026
I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

I dehur dhe me armë zjarri në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

10:14 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com