Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Regjimi një-partiak i Kinës komuniste është në prag të shembjes

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Regjimi një-partiak i Kinës komuniste është në prag të shembjes

Nga Minxin Pei “Project Syndicate”

Për të kremtuar 70-vjetorin e Republikës Popullore, presidenti kinez Xi Jinping, do të mbajë më 1 tetor një fjalim, duke lavdëruar pa rezervë rekordin e gjatë të Partisë Komuniste Kineze në pushtet që nga viti 1949. Por me gjithë besimin dhe optimizmin e dukshëm të Xi, udhëheqja dhe radhët e PKK janë gjithnjë e më të shqetësuara nga perspektivat e ardhshme të regjimit, dhe me të drejtë.

Për dy breza pas Luftës së Dytë Botërore, “martesa” midis kapitalizmit të ekonomisë së tregut dhe demokracisë përfaqësuese, prodhoi një prosperitet të përbashkët në botën perëndimore. Por parë në një kontekst më të gjerë historik, Epoka e Artë, mund të ketë qenë më tepër një përjashtim, sesa një rregull.

Në vitin 2012, kur Xi mori drejtimin e PKK, ai premtoi se partia do të përpiqet të arrijë suksese të mëdha përpara 2-përvjetorëve të ardhshëm jubilarë, 100-vjetorit të themelimit të PKK në vitin 1921, dhe Republikës Popullore disa vite më vonë. Por ngadalësimi i vazhdueshëm ekonomik, dhe tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara, ka të ngjarë të zbehin ndjeshëm pozitat e PKK në popull, gjatë festimeve të vitit 2021.

Dhe regjimi një-partiak, mundet të mos mbijetojë dot deri në vitin 2049. Ndërsa teknikisht s’ka ndonjë kufizim kohor për një diktaturë, PKK po i afrohet kufirit maksimal të jetëgjatësisë së regjimeve një-partiake. Partia Revolucionare Institucionale e Meksikës, e mbajti pushtetin për 71 vjet rresht (1929-2000); Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik sundoi për 74 vjet (1917-1991); dhe Kuomintangu në Tajvan për 73 vjet (nga vitet 1927-1949 në kontinent, dhe nga viti 1949 deri në 2000 në Tajvan). Regjimi i Koresë së Veriut, një dinasti familjare staliniste që po sundon prej 71 vjetësh, është e vetmja “konkurrente” bashkëkohore e Kinës.

Por modelet historike, nuk janë arsyeja e vetme e shqetësimit të PKK. Rrethanat që i dhanë mundësi regjimit ta marrë veten nga katastrofat e vetë-shkaktuara të Maoizmit, dhe të përparojë gjatë 4 dekadave të fundit, janë zëvendësuar nga një mjedis më pak i favorshëm, dhe në disa aspekte më armiqësor.

Kërcënimi më i madh për mbijetesën afatgjatë të Partisë Komuniste Kineze në pushtet, është lufta e ftohtë me SHBA-në. Gjatë shumicës së epokës së post-Maos, udhëheqësit e Kinës ruajtën një profil të ulët në arenën ndërkombëtare, duke shmangur me përpikëri konfliktet, teksa forconin pozitat në shtëpi.

Por duke nisur nga viti 2010, Kina është shndërruar në një qendër ekonomike, e cila po ndjek një politikë të jashtme gjithnjë e më shumë agresive. Kjo ka shkaktuar zemërimin e SHBA-së, që nisi gradualisht të zhvendosej nga politika e angazhimit me Pekinin, drejt një qasjeje më konfrontuese, që sot është më e dukshme.

Me aftësitë e saj superiore ushtarake, teknologjike, efikasitetin ekonomik dhe aleancat (që mbeten të forta, pavarësisht udhëheqjes shkatërruese të presidentit Donald Trump), SHBA-ja ka më shumë të ngjarë të dominojë në luftën e ftohtë Sino-Amerikane, sesa Kina.

Megjithëse një fitore amerikane mund të ishte “si ajo e Pirros”, ajo do të përcaktonte më shumë sesa thjesht fatin e PKK-së. Partia Komuniste në Kinë, përballet ndërkohë edhe me sfida të mprehta ekonomike. E ashtuquajtura “mrekulli kineze”, u ushqye nga një forcë e madhe rinore e krahut të punës, urbanizimi i shpejtë, investimet në shkallë të gjerë në infrastrukturë, liberalizimi i tregut dhe globalizimi – të gjithë faktorë që sot e kanë zbehur ndikimin e tyre, ose janë zhdukur.

Reformat radikale, sidomos privatizimi i ndërmarrjeve joefikase në pronësi të shtetit, dhe dhënia fund e praktikave tregtare neo-merkantiliste, mund të mbështesin deri diku rritjen ekonomike. Por, me gjithë vëmendjes ndaj reformave të mëtutjeshme të tregut, PKK ka hezituar t’i zbatojë ato, dhe nga ana tjetër i është përmbajtur politikave, të cilat favorizojnë ndërmarrjet shtetërore, në kurriz të sipërmarrësve privatë.

Për shkak se sektori në pronësi të shtetit, përfaqëson bazën ekonomike të sundimit një-partiak, perspektiva që drejtuesit e PKK të përqafojnë befas një reformë ekonomike radikale, është e zbehtë. Shqetësuese janë ndërkaq edhe tendencat e brendshme politike.

Nën presidentin Xi, PKK e ka braktisur pragmatizmin, fleksibilitetin ideologjik dhe udhëheqjen kolektive, që i shërbeu aq mirë në të kaluarën. Me kthesën neo-maoiste të partisë – përfshirë konformizmin e rreptë ideologjik, disiplinën e ngurtë organizative, dhe rendin e një udhëheqësi të fortë të bazuar tek frika – po shtohen rreziqet e gabimeve katastrofike të politikës.

Sigurisht, PKK nuk do të rrëzohet pa rezistuar. Ndërsa kontrolli i pushtetit prej PKK po dobësohet, ajo me siguri që do të përpiqet të kultivojë nacionalizmin në mesin e mbështetësve të saj, duke e forcuar kësisoj shtypjen ndaj kundërshtarëve të saj. Por kjo strategji nuk mund të shpëtojë dot regjimin një-partiak të Kinës.

Teksa nacionalizmi mund të forcojë mbështetjen për PKK në një periudhë afatshkurtër, energjia e tij në fund do të shpërndahet, veçanërisht nëse partia nuk arrin të sigurojë një përmirësim të vazhdueshëm të standardeve të jetesës. Dhe një regjim që varet nga shtrëngimi dhe dhuna, do ta paguajë shtrenjtë këtë, në formën e rënies ekonomike, rritjes së rezistencës popullore, përshkallëzimit të kostove të sigurisë, dhe të izolimit ndërkombëtar.

Kjo zor se është panorama, që Xi do t’i paraqesë popullit kinez në fjalimin e 1 tetorit. Por asnjë qasje sado e ashpër nacionaliste, nuk mund të ndryshojë dot faktin që shpërbërja e rendit diktatorial të PKK, duket më e afërt se në çdo kohë, që nga fundi i epokës së Maos./ TIRANA TODAY

Tags: kinakomunistenjë partiakpragRegjimishembjes

TË LIDHURA

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt
Bota

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad
Bota

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Next Post
Deklarata e fortë e zv.ambasadorit të SHBA: Lajm i keq për zyrtarët e korruptuar

Deklarata e fortë e zv.ambasadorit të SHBA: Lajm i keq për zyrtarët e korruptuar

“Toyota Yaris”/ Pas shkresës së kundraligjshme ndaj prokurorëve, reagon Donika Prela

“Toyota Yaris”/ Pas shkresës së kundraligjshme ndaj prokurorëve, reagon Donika Prela

Tmerret e rrethimit të Leningradit/ 1.5 milionë njerëz vdiqën nga uria dhe të ftohtit

Tmerret e rrethimit të Leningradit/ 1.5 milionë njerëz vdiqën nga uria dhe të ftohtit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com