Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt New York-ut, në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kreu i qeverisë do të zhvillojë po ashtu një takim edhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Ndërkohë, mësohet se takimi me homologun grek, do të mbahet pasditen e sotme në orën 18:30.
Nga ana tjetër, Rama pritet të takohet edhe me presidentin e SHBA-ve, Dondal Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Mitsotakis deklaroi se Shqipëria nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë për hapjen e negociatave, nëse qeveria nuk ndryshon qëndrim ndaj pakicës greke.