Kryeministri i vendit Edi Rama ka anuluar udhëtimin e tij drejt New York-ut, ku kishte planifikuar të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Aktualisht, kryeministri ndodhet në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, dhe ka vendosur të kthehet në Shqipëri, për shkak të lëkundjeve të fuqishme të tërmetit që u shënuan këtë pasdite në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit.
Rama është telefonuar edhe nga homologu italian Giuseppe Conte, i cili ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar në përballimin e situatës.