Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës këtë vit

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës këtë vit

Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, në numër të madh kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se vetëm gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti, 3519 persona janë liruar nga shtetësia, përkatësisht nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Rroksana Qarri, drejtore e zyrës për komunikim publik në këtë ministri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga viti në vit po shënon rritje numri i personave që kërkojnë lirimin nga nënshtetësia e Kosovës. Arsyeja e lirimit nga nënshtetësia, sipas saj, në të shumtën e rasteve ka të bëjë me atë se shumë shtete evropiane nuk lejojnë dyshtetësinë për shtetasit që nuk janë pjesë e Bashkimit e Evropian, ndër to edhe Kosova.

“Gjatë periudhës janar-gusht 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar gjithsej 3519 persona. Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës është pasi që shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dyshtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e fitimit të shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme, në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”, thotë Qarri.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga viti 2009 deri në vitin 2018 mbi 40 mijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Mesatarisht në vit, nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5 mijë qytetarë.

Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, por në regjistrimin e diasporës, proces i nisur nga autoritetet e Kosovës vite më parë, deri më tani janë regjistruar vetëm rreth 400 mijë qytetarë.

Numri më i madh i tyre jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra e të tjera. Fjolla Vukshinaj nga organizata joqeveritare ‘Germin’, që merret me organizmin e diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri në rritje i qytetarëve që lënë nënshtetësinë e Kosovës është shqetësues. Heqjen dorë nga nënshtetësia e Kosovës, shton Vukshinaj, qytetarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës e bëjnë për shkak se janë të detyruar, duke marr parasysh që disa shtete te Bashkimit Evropian nuk lejojnë shtetësinë e dyfishtë, siç është rasti me Gjermaninë.

Megjithatë, ajo thotë se pavarësisht se këta qytetarë të Kosovës kanë hequr dorë nga nënshtetësia, Kosova përmes Ligjit për diasporën duhet të krijojë mundësinë e inkuadrimit të tyre në jetën shoqërore në Kosovë. “Ne duhet të bëjmë përpjekje që pavarësisht largimit nga vendi apo heqjes dorë nga shtetësia, të ofrojmë rrugë të tjera ligjore për të përfshirë sa më shumë potencialet e diasporës në jetën politike, kulturore, ekonomike dhe sociale. Kjo ngase diaspora jonë nuk është tipike, sikurse diasporat e shumë vendeve të botës, sepse pavarësisht heqjes dorë nga nënshtetësia, ata përsëri vazhdojnë të mbesin të lidhur me vendin amë (me Kosovën) dhe vazhdojnë të kontribuojnë në forma të ndryshme”, thotë ajo.

Ekonomia e Kosovës përgjatë viteve është varur nga paratë, të cilat dërgohen nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Remitencat e pranuara në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore. Vetëm në vitin 2018 vlera e remitencave, kap shumën e 800 milionë eurove.

Tags: dorëkosovenënshtetësipersona

TË LIDHURA

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan
Aktualitet

Shenjë proteste kundër pasojave të sistemit të ri digjital të BE, shoferët e kamionëve në Ballkan

09:20 | 29/01/2026
Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro
Rajoni

Bllokimi i pikave kufitare nga kamionistët e Ballkanit, Serbia llogarit dëme prej 100 milionë euro

15:19 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
80% e drejtorëve do largohen, Rama jep ultimatumin e radhës

80% e drejtorëve do largohen, Rama jep ultimatumin e radhës

Reperi performon me “kokën e prerë” të Boris Johnson, BBC mbyll transmetimin

Reperi performon me “kokën e prerë” të Boris Johnson, BBC mbyll transmetimin

Presidenti çek flet përsëri për çnjohjen e Kosovës: Duhet përmirësuar gabimi i 2008-ës

Presidenti çek flet përsëri për çnjohjen e Kosovës: Duhet përmirësuar gabimi i 2008-ës







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com