Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Shqipëria së shpejti do të ketë një bazë ajrore të NATO-s

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shqipëria së shpejti do të ketë një bazë ajrore të NATO-s

Prestigjiozja “The Economist” i ka kushtuar një artikull bazës ajrore të Kuçovës, aty ku pritet që NATO të investojë 50 milion dollarë, për ta shndërruar në një bazë ajrore për forcat e saj.

Shkrimi i plotë: “Duke fluturuar në formacion perfekt, ata rrotullohen mbi pistë përpara se të prekin tokën. Për momentin, pëllumbat janë të vetmit që përdorin aktivisht bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Por jo për shumë kohë. Në fillim të vitit të ardhshëm, makineritë e rënda pritet të lëvizin për të kthyer këtë bazë ajrore të heshtur në një bazë të NATO-s. Shtatëdhjetë e një avionë të ndryshkur dhe të prishur sovjetikë dhe kinezë do të largohen prej këtu. ‘Ditët e lavdishme po rikthehen,’ thotë Viktor Vangjeli, 78 vjeç, një ish-pilot MIG-ësh në pension.

Shqipëria komuniste kishte një forcë ajrore të frikshme, por që prej vitit 2005 shqetësimet për sigurinë dhe mungesa e parave detyruan që MiG-ët e saj të fundit të uleshin në tokë. Në Kuçovë ata qëndrojnë të mjerë në goma të shfryra. Mbishkrimet në rezervuarët e karburantit kujtojnë vitet 1970, kur inxhinierë nga Kina montuan MiG-ët që kishin dërguar këtu dhe kur burra si z. Vangjeli stërviteshin atje. Aktualisht, Forca Ajrore shqiptare ka në përdorim helikopterë. Kuçova pret vetëm avionë agrokulturorë (për spërkatje) dhe disa vizitorë ushtarakë. Ajo mbetet e hapur në raste emergjencash.

Një ekip i NATO-s është duke vendosur se si do të investojë rreth 50 milion dollarë në fazën e parë të rindërtimit të bazës. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, pasi kishte lënë Traktatin e Varshavës në vitin 1968 pas vitesh mosmarrëveshjeje me Rusinë. Plani nuk është që Aleanca të ketë avionë të vendosur atje përgjithmonë, por që ajo të jetë një bazë operative për furnizimin me karburant dhe për ruajtjen e municioneve në tunelet e saj të epokës komuniste, të ndërtuara fillimisht për të strehuar 100 aeroplanë luftarakë.

Në vitet 1970 baza punësonte 3.000 njerëz, thotë komandanti i saj, major Arqile Olldashi. Tani numri është 110. Kjo, plus shkatërrimi i industrive të epokës komuniste, çoi që popullsia e Kuçovës të ulej nga 20,000 në rreth 12,000 banorë. Është ende e dukshme pista e parë, e shtruar nga një kompani italiane e naftës në 1939. Vendasit shpresojnë se rindërtimi i bazës do të thotë punë për ta. Në kulmin e saj mesatarisht 25 fluturime zhurmonin çdo ditë.

Në 1999 NATO ngriti dronë nga baza gjatë luftës në Kosovë. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane, shqiptarët janë egërsisht pro-Amerikanë, veçanërisht për shkak të mbështetjes amerikane për kosovarët kundër serbëve në atë kohë. Zyrtarët e NATO-s minimizojnë raportet se ata janë të shqetësuar për atë që rusët mund të bëjnë në Ballkanin Perëndimor. Por shuma e madhe e parave që ata po investojnë në Kuçovë nënkupton të kundërtën. Fuqia ushtarake e Shqipërisë po ripërtërihet në mënyra të tjera. Një stacion radarësh pjesërisht i financuar nga Pentagoni është duke u ndërtuar në male; nga viti i ardhshëm, ajo do të zbardhë pikat e zeza në aftësinë e mbikëqyrjes së NATO-s në Ballkan. Kjo, thotë Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, do ta bëjë vendin e saj “syrin në rajon” të NATO-s”.

Tags: bazë ajroreinvestimNATOshqiperi

TË LIDHURA

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

22:18 | 21/01/2026
Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Next Post
Tre vite shërbim prove për Tahirin? Prokuroria: Do ta apelojmë vendimin

Tre vite shërbim prove për Tahirin? Prokuroria: Do ta apelojmë vendimin

“Të ikën truri fare”, aktorja e njohur tregon se për pak ia prishi dasmën Jonida Vokshit (foto)

“Të ikën truri fare”, aktorja e njohur tregon se për pak ia prishi dasmën Jonida Vokshit (foto)

Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës këtë vit

Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës këtë vit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën
Politikë

Kuvendi pranon kërkesën e PS: të enjten seancë për marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën

by mirseda
22:18 | 21/01/2026
0

Të enjten Parlamenti do diskutojë dhe votojë edhe kërkesën e grupit të PS për miratimin e marrëveshjes...

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

22:15 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com