Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

10 kërkesat e vendosura nga Gjermania/ Fuga: Nuk plotësohen as tetorin tjetër

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gajasje në kohëra kolere

Akademiku Artan Fuga, ka reaguar pas lajmit se Gjermania i ka vendosur Shqipërisë 10 kushte për të çelur negociata e integrimit evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga deklaron se kërkesat janë të drejta por ato nuk mund të plotësohen brenda tetorit të këtij viti, madje as tetorin e vitit të ardhshëm.

Sipas akademikut, Shqipëria duhet të integrohet dhe më pas me ndihmën e BE-së të plotësojë këto kushte, përndryshe thekson ai duket e pamundur.

Postimi i plotë:

Integrimi europian: Veza pulën apo pula vezën?

——

10 kushtet që DË shprehet se Gjermania i ka vendosur Shqipërisë që ky shtet të japi mendimin pozitiv për të çelur negociatat e integrimit europian të Shqipërisë, janë kërkesa të drejta, të sakta, legjitime.

Por, ato nuk realizohen dot jo këtë tetor, por as në tetorin tjetër. Madje një pjesë prej tyre nuk janë strukturore por lidhen me zgjidhjen e konjukturave të caktuara.

Pra, askush nuk na siguron që konjuktura të tjera nuk do të krijohen edhe në të ardhmen për t’u vetëpenguar!

Iku kjo punë mesa duket. Gomari vrapon drejt karrotës, por karrota është varur te një shkop i lidhur te karroca që tërheq gomari.

Puna është duhet që Shqipëria të plotësojë këto kushte dhe pastaj të integrohet, apo të integrohet pastaj të plotësojë kushtet?

Nuk është historia e vezës me pulën.

Unë mendoj që Evropa e Bashkuar duhet ta pranojë Shqipërinë kështu sikurse është dhe duke e pasur brenda saj ta demokratizojë. Përndryshe më duket pothuajse e pamundur. Pothuajse! Sepse ata kujtojnë se në Shqipëri vendimmarrësit duan vërtetë ta integrojnë Shqipërinë në Europën e Bashkuar!

Ku është prova e kësaj?
Llafet?
I merr era!

Duke kërkuar që Shqipëria të plotësojë kushtet pastaj të integrohet, të gjitha forcat antieuropianiste e kanë të lehtë.

Nuk i plotësojnë kushtet! U lamë!

Dhe janë rehat!

Shihni sa sipërmarrje shqiptare janë të lidhura me ato europiane!
Shihni sa delegacione kryeministrash europianë vijnë në Shqipëri!
Shihni sa PPP u propozohen sipërmarrjeve europiane!
Shihni sa grupe artistike, sa televizione, sa media, sa universitete të Europës veprojnë në Shqipëri!

Dhe do të gjykoni!

Hiqni Italinë, ku ndikojnë fasonistët, dhe shihni tregëtinë e jashtme të Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian!

Për të qarë!

Europa e Bashkuara kur vendos kushte i ve për politikanët, por penalizon edhe qytetarin.

Penalizon Shqipërinë!

Na bie në qafë neve!

Sa gabim e ka!!!

Pranonani kështu si jemi dhe ndihmonani!
Mos na lini në mes të rrugës!

Hiqeni nga mendja se ka siguri që klasa politike dëshiron vërtet integrimin europian, të paktën një pjesë e saj, sa majtas, sa djathtas, sa sipër, sa poshtë, veç llafeve dhe ca hapave për përfitime personale ka hequr dorë nga aspirata europiane e vendit!

Shqiptarët fluturojnë drejt Europës në emigrim, por Shqipëria si shtet pengohet ta bëjë këtë hap!

Nuk janë e njejta gjë.

Mos ketë njeri iluzione!

Ky është realiteti!

Tags: 10 kerkesatartan fugacelje e negociataveGjermaniatetor

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Shqipëria në dëshpërimin e saj historik!

Shqipëria në dëshpërimin e saj historik!

Pas ftesës së Ramës për dialog, Basha mbledh aleatët. Zbulon lëvizjen e radhës

Pas ftesës së Ramës për dialog, Basha mbledh aleatët. Zbulon lëvizjen e radhës

“Do digjej Kuvendi”/ Ish-kreu i SHISH ngre dyshimet e para: Kush tjetër e di këtë informacion?

“Demokracia po shembet para syve tanë”, Meta jep mesazhin e fortë







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com