Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Akuzojnë gjithë kohës shtetin, dhe propozojnë akoma më shumë shtet!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Akuzojnë gjithë kohës shtetin, dhe propozojnë akoma më shumë shtet!

Nga: Ervis Iljazaj  

Prej disa kohësh kanë nisur disa lëvizje sociale në Shqipëri, apo organizata jo qeveritare, me tentativën për të denoncuar sistemin politik shqiptar aktual dhe që propozojnë ndryshimin tërësisht të këtij të fundit, duke filluar që ka sistemi ekonomik, shoqëror arsimor dhe shëndetësor.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, pasi sigurisht që të gjitha këto fusha kanë probleme shumë të mëdha në Shqipëri, sidomos ai politik, që meritojnë ndoshta të konceptohen nëpërmjet vizioneve të reja. Ndoshta, pas 30 viteve ka ardhur koha për ndryshimin politik, ekonomik e shoqëror në Shqipëri.

Problemi qëndron tek  alternativa që i propozojnë shqiptarëve për të gjitha problemet që shqetësojnë jetën e tyre. Mënyra të cilat kryesisht janë të majta, për mos  të thënë të ekstremit të majtë.

Disa prej këtyre lëvizjeve, anëtarët e të cilëve i njoh dhe personalisht dhe kam konsideratë personale, si alternativë ndaj problemeve të Shqipërisë paraqesin një sërë shtetëzimesh në ekonomi, në arsim, shëndetësi etj.

Pra, një model ekonomik e shoqëror me një prezencë të madhe të shtetit, duke krijuar idenë se kapitalizmi në Shqipëri është në krizë, dhe ka sjellë probleme të mëdha ekonomike dhe shoqërore.

E para, ky është një perceptim totalisht i gabuar që po krijohet në shoqërinë shqiptare dhe po ushqehet nga lëvizje të tilla, që ende nuk kuptohet nëse janë lëvizje shoqërore apo politike. Ndryshe nga c’mendohet, kapitalizmi në Shqipëri nuk është instaluar ende, edhe pas pothuajse 30 vjet të rënies së komunizmit . Ekonomia shqiptare është totalisht pa garë, pa konkurencë të lirë dhe pa meritë, parime të kapitalizmit dhe të tregut të lirë. Ekonomia shqiptare është e varur tërësisht nga vullnetet politike,  ndaj  orekseve dhe humorit të saj .

E dyta, kapitalizmi si model ekonomik vërtetë mund të ketë defekte dhe kjo ska dyshim, por  alterantiva të ekonomisë shtetërore janë më të dëmshme se këto defekte.

Ata që luftojnë kapitalizmin si e keqja më e madhe, dhe ofrojnë më shumë shtet, ende nuk e kanë kuptuar që kriza është pikërisht e këtij të fundit. Akuzojnë shtetin shqiptar si të korruptuar, dhe ndërkohë ofrojnë akoma dhe më shumë shtet?!! A nuk ka shenja mjaftueshëm për të kuptuar se më shumë shtet do të thotë më shumë pushtet, dhe më shumë pushtet më shumë korrupsion?!

Kjo është një mendësi, e cila kërkon më shumë shtet dhe më pak iniciativë të lirë ekonomike, duke krijuar në këtë mënyrë, edhe më shumë pushtet për politikën dhe automatikisht, më shumë abuzim me të dhe tendencë korruptive. Kjo është mendësia që e kemi të trashëguar nga e kaluara, e cila ka krijuar liderë politikë, që janë oligarkët e vërtetë. Sepse nëse krijojmë një frymë të tillë agresive kundër biznesit, nuk bëjmë gjë tjetër veçse shtojmë edhe më shumë peshën e pushtetit politik. Ndërkohë që duhet të shtojmë “presionin” ndaj politikës për të krijuar kushte sa më të favorshme për iniciativën e lirë ekonomike dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Vetëm liria ekonomike, mund të ndërtojë liri politike dhe një demokraci që funksionon. Çdo tendencë tjetër është e rrezikshme për të gjithë.

Politika shqiptare e di mjaft mirë pritshmëritë e larta që kanë shqiptarët ndaj shtetit, dhe në këtë mënyrë, marrin më shumë kompetenca, duke ndërhyrë edhe më shumë në jetën dhe ekonominë e tyre, që është premisë e lartë për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Prandaj për të pasur një shtet të mirë, na duhet një shtet i vogël që të mundësojë garën, lirinë ekonomike dhe kapitalizmin në Shqipëri.

Zgjidhja për ekonominë shqiptare dhe jetën e tyre, është më shumë para në duart e shqiptarëve, dhe më pak në duart e pushtetarëve.

Shqiptarët nuk mund ti besojnë moralitetit të politikës që do të vijë, dhe të lërë fatin e tyre në duart e tyre. Por, duhet ti besojnë një sistemi konkurues, të hapur dhe meritokratik për të gjithë, që ka nevojë për një shtet të vogël, aq më tepër në realitetin shqiptar. Sepse, pushteti me përkufizim  është abuzues. Kështu që, sa më pak ti lëmë në dorë atij, aq më mirë për ne. /Gazeta Liberale

 

 

Tags: ervis iljazajorganizata jo qeveritareshteti

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Rama-studentëve: Kush sjell provë për presion korruptiv, merr bursë njëvjeçare

Rama-studentëve: Kush sjell provë për presion korruptiv, merr bursë njëvjeçare

Presidenti i Këshillit të Europës mbërrin në Tiranë, takon Ramën në Kryeministri

Presidenti i Këshillit të Europës mbërrin në Tiranë, takon Ramën në Kryeministri

Tatimet udhëzojnë bizneset e përpunimit dhe tregtimit të arit mbi TVSH

Tatimet udhëzojnë bizneset e përpunimit dhe tregtimit të arit mbi TVSH

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com