Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka mbërritur në Tiranë, ndërsa aktualisht po zhvillon një takim në Kryeministri me Edi Ramën. Po ashtu, do të ketë dhe takime me aktorët politikë në vend.
Vizita e tij përkon me vendimin e BE-së për çështjen e negociatave me Shqipërinë.
Pas takimit me kryeministrin, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat në orën 15:35. Ndërkaq, pas Shqipërisë, Donald Tusk do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku pritet të zhvillojë takime me krerët e politikës fqinje në Shkup.
Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje për negociatat me BE-në.