Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump: Gati të reagojmë pas sulmeve mbi naftën saudite

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Trump: Gati të reagojmë pas sulmeve mbi naftën saudite

Çmimet e naftës u rritën gati 20% në një moment të hënën gjatë shkëmbimeve në bursë. Nafta Brent arriti çmimin më të lartë që nga Lufta e Gjirit Persik në 1991, pasi objekte saudite të përpunimit u goditën duke përgjysmuar prodhimin e naftës saudite. Çmimet u stabilizuan disi pasi Presidenti Trump autorizoi përdorimin e rezervave kombëtare të naftës për të stabilizuar linjat e furnizimit. Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht gati të përgjigjen ndaj sulmeve kundër objekteve saudite të naftës.

“Kemi arsye të besojmë se e njohim autorin”, tha presidenti përmes një komenti të dielën në Twitter. Ai shtoi se po pret të dëgjojë konkluzionet e Arabisë Saudite për të mësuar se kë fajësojnë ata për sulmin dhe se “në çfarë termash duhet të veprohet”.

Analistët po hamendësojnë për një kundërpërgjigje të mundshme me sulme ndaj objekteve iraniane të naftës. Vëzhguesi Ali Shihabi, themelues i Fondacionit Arabik, thotë për Zërin e Amerikës se Arabia Saudite nuk mund të ndërmarrë veprime pa u konsultuar me Shtetet e Bashkuara, pasi çdo akt hakmarrës i Riadit do të ekspozonte ushtarët dhe interesat amerikane ndaj sulmeve iraniane, prandaj kërkohet koordinim mes Riadit dhe Uashingtonit.

Një zëdhënës ushtarak për grupet kryengritëse huti në Jemen mori përgjegjësi për sulmet dhe u betua të intensifikojë goditjet nëse sauditët vazhdojnë të sulmojnë objektivat e hutive në Jemen. Por të shtunën Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi Iranin për sulmin, duke përjashtuar mundësinë që hutitë të ishin të përfshirë në këtë akt.

“Nuk ka prova që sulmet erdhën nga Jemeni”, tha ai. Departamenti i Shtetit nuk pranoi të ofronte prova për deklaratat e zotit Pompeo. Irani ka hedhur poshtë akuzat se kishte lidhje me sulmin duke i cilësuar deklarata të tilla “gënjeshtra maksimale”. Të shtunën para agimit, objektet përpunuese të naftës në Abkaik të Arabisë Saudite u goditën me raketa duke shkaktuar shpërthime masive.

Video amatore tregonin flakë të fuqishme që kishin përfshirë objektin në lindje të vendit. Të shtunën pasdite qiejt mbi qytetin Abkaid ishin mbuluar nga tymi. Zyrtarët sauditë thonë se nuk ka pasur dëme në njerëz nga sulmi.

Arabia Saudite është prodhuesja më e madhe e naftës në botë. Sulmi ndaj objekteve të prodhimit ndërpreu një sasi prodhimi prej 5.7 milionë fuçi në ditë ose afro 6% e prodhimit total global. Kompania saudite nuk ka dhënë parashikime se kur mund të rikthehet në funksionim normal. /VOA

Tags: nafteSauditesulmeTrump

TË LIDHURA

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet
Bota

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan
Bota

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan

20:47 | 20/04/2026
Next Post
“Edvin i ke bërë gati valixhet”/ Ish-deputeti thumbon Ramën: Shqiptarët shpëtuan nga mjerimi

30 qershori/ Balliu: Ja pse Rama kandidoi persona me precedentë penalë

“Ditë historike për kombin”, Meta bën homazhe dhe nderon gjeneralin e burgosur nga diktatura

“Ditë historike për kombin”, Meta bën homazhe dhe nderon gjeneralin e burgosur nga diktatura

U përfshi në një skandal, përkeqësohet gjendja shëndetësore e moderatorit të arrestuar

U përfshi në një skandal, përkeqësohet gjendja shëndetësore e moderatorit të arrestuar







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com