Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është përplasur me një gazetare, teksa ka folur për çështjen e Valdrin Pjetrit, i cili i pezullua nga funksionet në PS pas akuzave nga PD-ja.
Ai ka deklaruar se duhet të plotësohen vakancat pas largimit të Pjetrit, por në këtë moment është kapur edhe gazetaren, të cilën e cilësoi edhe si zëdhënësen e Metës.
Gazetarja: Çfarë do të ndodhë me Shkodrën, pas rastit të Valdrin Pjetrit? Presidenti ka thënë që nuk e njeh 30 qershorin, dhe nuk cakton datë të re.
Balla: Ju flisni sikur të ishit zëdhënësja e Metës, është detyrimi, qeveria, pas vakancës të marrë hapat e tyre. Komisioni Parlamentar të bëjë detyrat për plotësimin e vakancës.
Gazetarja: E ka thënë Presidenti, nuk e them unë, të lutem z. Balla.