Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Miopi, apo djallëzi politike e PD?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk iu kërkuam leje, ju njoftuam”, PD i përgjigjet Policisë: Urdhrat i jep Rama

Nga: Artur Ajazi

Ngjarjet e ditëve të fundit, afrimi i tetorit, kur KE, do të marrë vendimin për Shqipërinë lidhur me negociatat e anëtarësimit, ka rritur tonin e thirrjeve të BE ndaj Partisë Demokratike, për uljen në tryezën e bisedimeve të palëve politike, dhe gjetjen e një kompromisi për daljen nga kriza e cila vazhdon prej mbi 7 muajsh.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca në daljen e tij para mediave në 13 shtator , ftoi hapur partitë politike “të ulen në dialog për të arritur këtë qëllim dhe shtuar shanset e një vendimi pozitiv nga Brukseli”.

Zoti Soreca ka sugjeruar gjithashtu që “reforma zgjedhore të shërbejë si shtysë për të nisur dialogun institucional me opozitën jashtëparlamentare, duke e quajtur këtë veprim “diçka specifike”. Por ajo që si gjithmonë del kundër “rrymës” dhe kundër gjithçkaje që lidhet me fatet e vendit, ka qenë dhe mbetet Partia Demokratike, ose ish-opozita e vjetër.

Duke vulosur me turp fatet e veta, duket se PD po tregon hapur miopi ose djallëzi politike, por ka gjasa të jenë të dyja bashkë. Partia Demokratike, që kryeson grupimin e ish- opozitës jashtëparlamentare, nuk ka dhënë dhe nuk jep asnjë shenjë gatishmërie për të filluar dialogun me qeverinë dhe maxhorancën socialiste për reformën zgjedhore.

Thirrjeve të BE dhe faktorit ndërkombëtar, ftesës së kryeministrit Rama, për “bashkëpunim dhe dialog” Lulzim Basha i përgjigjet me paralajmërimin për “rifillimin e protestave antiqeveritare, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme” që sipas tij janë e vetmja rrugë për “daljen nga kriza”. Duke dalë kundër të gjithëve, duke zbatuar verbërisht të gjitha iradetë e Doktorit, duke se Lulzim Basha ka vendosur ta hedhë në greminë partinë e tij.

Kjo për faktin se Partia Demokratike, nuk është kolegjiale, por ajo është partia e Lulzimit dhe e Doktorit, dhe gjithçka vendoset në funksion të interesave të tyre personale dhe familjare. E ndërsa kryetari de jure tregon hapur miopi politike, i dyti kryetari de facto e ka vërtetuar me kohë që udhëhiqet nga djallëzia politike, duke e futur në qorrsokak pa kthim PD.

Refuzimi i deritanishëm i dialogut dhe rikthimi i Lulzimit tek “protestat popullore” e ka pozicionuar PD, në një situatë të vështirë, pasi e ka provuar me “protestat e vjeshtës” të rrëzojë Ramën, dhe nuk ja ka dalë. Mjafton të kujtojmë protestat e dhunshme të muajve shkurt-qershor, apo dhe presionet e Lulzimit për zgjedhjet e 30 qershort, për tu bindur sa e pafuqishme është ish-opozita e vjetër.

Ndërkohë PD-ja e Lulzimit ka sot përballë opozitën e re parlamentare, e gatshme të bashkëpunojë me maxhorancën për reformën zgjedhore. Qëndrimi jashtë sistemit, rrezikon seriozisht mbijetesën politike të ish-opozitës së vjetër. Nga ana tjetër Lulzimi dhe Doktori, janë të vetëdijshëm për këtë rrezik, (miopia dhe djallëzia) e janë në mëdyshje për të zgjedhur “protesta apo dialog dhe marrëveshje me Ramën”.

Gjasat janë të fitojë djallëzia politike,(e Doktorit) përballë një miopie të theksuar (të Lulzimit) që kurrë nuk ka qenë në gjendje të drejtojë dhe vendosë mbi fatet e asaj partie, që sot më shumë se kurrë po shuhet bashkë me vajin e kandilit të “plakut Mere”.

Tags: Artur AjazibePD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Reja: Përse e zgjodha Shqipërinë, ja kush më ftoi ta trajnoja

Reja: Përse e zgjodha Shqipërinë, ja kush më ftoi ta trajnoja

Dervishi: Policia në krye të detyrës, shkollat janë të sigurta

Dervishi: Policia në krye të detyrës, shkollat janë të sigurta

Opozita ‘frikëson’ me shifrat, thyen rekordin për pjesëmarrjen

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar sulmon Bashën: PD e futët në "elektroshok"







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Durrës, 17-vjeçari humb jetën në shkollë
Aktualitet

E rëndë në Durrës, 17-vjeçari humb jetën në shkollë

by mirseda
16:13 | 03/04/2026
0

Durrës/ Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar,...

Sherr në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçari, autori ende në kërkim nga policia

Sherr në Vlorë/ Ndërron jetë në spital 63-vjeçari, autori ende në kërkim nga policia

16:10 | 03/04/2026
Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër

Miratohet akti normativ: Ulet me 20% akciza e karburanteve mbi 220 lekë/litër

15:47 | 03/04/2026
Rama: Zyra juridike në bashki për të ndihmuar qytetarët për legalizimet

Rama: Zyra juridike në bashki për të ndihmuar qytetarët për legalizimet

15:20 | 03/04/2026
Rama pranon mangësitë, paralajmëron penalitete për qytetarët që s’zbatojnë rregullat

Rama pranon mangësitë, paralajmëron penalitete për qytetarët që s’zbatojnë rregullat

15:04 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com