Një grua e cila konsiderohet femra më e moshuar që ka lindur fëmijë, ndodhet e shtruar në spital së bashku me bashkëshortin e saj. Ky i fundit pësoi një atak në zemër, vetëm një javë pasi bashkëshortja e tij lindi binjakë.
74-vjeçarja Erramatti Mangayamma, iu nënshtrua një operacioni për lindjen e fëmijëve, 60 vite pasi priti për t’u bërë me fëmijë.
Çifti indian është martuar në vitin 1962, dhe kanë qenë pa fëmijë për 57 vite. Ata aktualisht po mbahen në kujdes intensiv, vetëm disa ditë pas lindjes së binjakëve.
Po kështu mediat e huaja raportojnë se babai i fëmijëve, Raja Rao, 78-vjeç, është nën kujdesin e mjekëve, pasi pati probleme me shëndetin pas ardhjes në jetë të foshnjeve. Binjakët kanë lindur në Indi.
Gruaja ka thënë se njerëzit ishin çuditur, dhe se e shikonin në sy sikur të kishte bërë ndonjë mëkat.