Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Johnson nuk heq dorë: Brexit do të ndodhë më 31 tetor

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Johnson nuk heq dorë: Brexit do të ndodhë më 31 tetor

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha se “nuk do të pengohet nga askush” për t’u larguar nga Bashkimi Evropian më 31 tetor. Kjo datë është afati i fundit kur duhet të ndodhë Brexit-i dhe Johnson këmbëngul se do ta respektojë atë me ose pa marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit.

Ai tha se është “optimist i matur” për sigurimin e një marrëveshjeje për Brexit, por shtoi se Britania do të largohet në afat pa marrë parasysh se “çfarë ndodh”. Kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, Michel Barnier, tha se ai “nuk ka arsye për të qenë optimist” për marrëveshje.

Johnson do të takohet me Barnierin dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të hënën. Këtë javë, Parlamenti britanik miratoi një ligj që e detyron Johnsonin të kërkojë zgjatje të afatit të Brexit-it. Ai do të duhet t’i shkruajë BE-së më 19 tetor për të kërkuar tre muaj shtesë, nëse nuk siguron marrëveshje që më pas miratohet nga ligjvënësit ose nëse nuk e bind Parlamentin që të votojë Brexit-in pa marrëveshje.

Por, pavarësisht ligjit të ri, Johnson ka thënë se “më mirë do të vdiste në hendek” sesa të kërkonte zgjatje të afatit të Brexit-it. Kryetari i Parlamentit britanik, John Bercow, është zotuar se do të veprojë me “kreativitet” nëse Johnson e injoron ligjin. Vitin e kaluar, paraardhësja e Johnsonit, Theresa May, ka arritur marrëveshje me BE-në për Brexit-in, por ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti – çfarë e ka detyruar Mayn të japë dorëheqje. Kundërshtimet e marrëveshjes kanë pasur të bëjnë kryesisht me politikat që i parashihte në kufirin me Irlandën.

BE-ja ka thënë se nuk do të negociojë marrëveshje të re dhe ka shtyrë dy herë afatin e Brexit-it. Institucionet financiare e kanë paralajmëruar Britaninë për pasoja të rënda ekonomike nëse lë BE-në pa marrëveshje. Qytetarët britanikë kanë vendosur për Brexit-in në një referendum të mbajtur në vitin 2016. /Rel

Tags: 31BrexitdorëJohnson

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite
Bota

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje
Bota

Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje

21:13 | 14/06/2025
Shkoi të kontrollojë shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet para djalit nga një egjiptian
Bota

Shkoi të kontrollojë shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet para djalit nga një egjiptian

21:07 | 14/06/2025
Next Post
Fevziu ‘skanon’ politikën shqiptare: Kemi një Parlament ku të zë tmerri, opozita gaboi me djegien e mandateve

Buburrecat janë diçka që tregon shumë për kryeministrin

Negociatat/ Deputeti gjerman: Po shtohen gjasat të votojmë për “po”

Negociatat/ Deputeti gjerman: Po shtohen gjasat të votojmë për “po”

Mema do fitoren: Skënderbeu me probleme, njëjtë si Tirana vjet

Mema do fitoren: Skënderbeu me probleme, njëjtë si Tirana vjet

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com