Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Angela Merkel – kancelarja e zbutur

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Angela Merkel – kancelarja e zbutur

Nga Michaela Küfner:

Realiteti i qeverisjes së Angela Merkelit nuk shkon me pretendimin që ka Gjermania për veten. Fjalimi i kancelares në Bundestag tregoi, se koalicioni nuk do t’i mbajë dot premtimet që bëri Merkel në politikën e jashtme.

Gati një gjysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëpër temat e mëdha të politikës botërore gjatë fjalimit në debatin e përgjithshëm në Bundestag (11.09). Për 15 minuta me radhë ajo u pa të ngjitej ngadalë në luaneshën e politikës globale, por pas disa ngecjeve në përshkrimet e realitetit gjerman u mblodh në fund si një mace në tabanin e fakteve.

Çfarë mund të realizojë ende ky koalicion?

Edhe pse Merkel, “liderja e botës së lirë”, në çështjet e mëdha si marrëdhëniet transatlantike dhe përgjegjësinë e Gjermanisë për multilateralizmin përpiqet të tregojë, “se cilat janë pritshmëritë ndaj nesh”, ajo vetë e di, se këto nuk ka për t’i realizuar dot një koalicion me socialdemokratët në krizë të vazhdueshme. Sepse jo vetëm tema e njohur, arritja e 2% të shpenzimeve të buxhetit për NATO-n, mbetet një temë e pa kompromis për socialdemokratët, pavarësisht, se sa e dëmton kjo marrëdhënien me qeverinë e Trumpit.

Nëse Merkel paralajmëron, se Evropa në zgjidhjen e konflikteve në botë duhet “të lerë gjurmët e saj”, madje të “bëhet më prezente” në Siri, Partia Socialdemokrate përgjigjet me armën parimore. Sepse pikërisht tek tema e Sirisë luhet edhe një dramë e madhe e koalicionit, krahas luftës kundër IS-it. Pas dyerve të mbyllura debatohet fort, nëse do të vazhdohet mandati gjerman për avionët zbulues gjermanë kundër IS-it, mandat që përfundon në fund të tetorit. Të qenurit “prezent” ka pamje tjetër.

Shumë kurajoz madje të duket njoftimi i Merkelit, se Gjermania “do të japë kontributin e saj” që Libia të mos kthehet në një Siri të dytë. Prej vitesh Gjermania druhej të konfrontohej me Italinë dhe Francën, dy lojtarët kryesorë me përplasje interesash aty. Por tani, kur qeveria e përkohshme libiane, e mbështetur nga OKB rrezikon të zhytet plotësisht në kaos, Merkel paralajmëron nga një tjetër “luftë përfaqësuese”, dhe e shikon si “detyrën tonë” të pengohet pikërisht kjo. Por vështirë të përfytyrohet, se cilat vepra konkrete do të ndjekin këto fjalë me partnerin e saj të koalicionit.

Gjermania ngec tek teknologjia

Pas SPD-së, kancelarja nuk mund të fshihej më, kur erdhi fjala tek një problem tjetër: Gjermania nuk është në nivelin e kohës për sa i përket teknologjisë. “Këtë duhet ta pranojmë”, tha Merkel gati me zë të ulët duke pasur parasysh Kinën. Për të shtuar më tej, që mbrojtja e klimës dhe digjitalizimi janë çështjet kardinale që do të vendosin për mirëqenien e Gjermanisë në të ardhmen. Por këto tema, Merkel i kishte cekur që në fillim të mandatit të parë si kancelare – para 14 vjetësh. Me sa duket shumë punë kanë mbetur pa u bërë. “Për momentin nuk është problemi tek mungesa e parave”, sipas Merkel. Gjermania ka problem me kapacitete planifikuese.

Pra, para të taksapaguesve ka boll në zyrat e financave gjermane. Që megjithatë nuk bëhet shumë, kjo ka arsye të tjera. Ashtu si edhe për disa nga ambiciet e rëndësishme të kancelares në politikën e jashtme – ato do të mbeten të parealizuara në muajt e mbetur të qeverisjes së koalicionit të madh./DW

Tags: Angela MerkelBundestaguevropagjermanikancelarja e zbutur

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Godet punonjësin e policisë, arrestohet i riu

Bënë për spital hallën, arrestohen dy vëllezërit. Ja shkaku i përplasjes

Takimi me Ramën, Merkel nxjerr detajet për çfarë biseduan

Takimi me Ramën, Merkel nxjerr detajet për çfarë biseduan

Inspektohen 130 pika karburanti/ Balluku: Zero tolerancë për këdo që abuzon

Inspektohen 130 pika karburanti/ Balluku: Zero tolerancë për këdo që abuzon







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com