Një 32-vjeçare është gjetur e mbytur në Lumin e Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Viktima identifikohet me inicialet M.F., banuese në Bulqizë, dhe është gjetur e pajetë rreth orës 21:30. Ndërkohë, policia bën me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës, nga eksperti mjeko-ligjor, nuk rezultojnë shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër si “ngjarje aksidentale”.