Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Mehmet Shehu është vrarë apo vetëvrarë?”/ Fuga: Letra e lënë nga ai nuk vërteton asgjë

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Mehmet Shehu është vrarë apo vetëvrarë?”/ Fuga: Letra e lënë nga ai nuk vërteton asgjë

Akademiku Artan Fuga, ka risjellë në vëmendje vdekjen e ish-kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, i cili dyshohet se është vetëvrarë pasi i është gjetur edhe një letër ku ai e rrëfente këtë gjë.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga shfaq dyshimet e tij në lidhje me këtë ngjarje, duke u shprehur se letra e vetëvrasjes së tij, nuk është medoemos një provë e pakundërshtueshme.

Më tej Fuga, hedh hipoteza të mundshme se si ai mund të jetë vrarë me urdhër të diktatorit Enver Hoxha. Akademiku kritikon ashpër historianët, të cilët i konsideron amatorë për faktin se e marrin letrën si dokument apo provë që vërteton vetëvrasjen e Mehmet Shehut.

Postimi i plotë:

Vrasje apo vetëvrasje?

A mundet një njeri që gjendet i vrarë, pasi ka lënë një letër se do të vetëvritet, mos jetë vetvrarë, por ta kenë vrarë?

Ka një ngjarje në historinë e Shqipërisë që vazhdon edhe pas dyzet vjetësh të tërheqi vëmendjen e atij brezi që ka jetuar atëhere si edhe të historianëve dhe mediave.

Ish kryeministri i atëhershëm, në atë dhjetor 1981, u vra apo u vetëvra?

Ata që e kanë mbyllur dyshimin e tyre dhe thonë se ishte një vetëvrasje, si provë marrin faktin që i ndjeri kishte shkruar një letër ku pasi rrëfente pezmin e tij, po i thoshte Enver Hoxhës se meqë nuk i kishte lënë rrugë tjetër po vriste veten.

Historianët, ndofta edhe të tjerë, me lehtësi kujtojnë se kanë gjetur një provë të pakundërshtueshme të vetëvrasjes. Një njeri që le një letër vetvrasjeje, dhe vritet, domethënë se është vetëvrarë.

Këtu nis budallalliku i historianit, amator ose gjoja profesionist, që merr letrat dhe dokumentet për prova, i cili i zhytur në një metodologji lineare, duke mos njohur se çfarë është komunikimi bien në gabime logjike.

Unë nuk di gjë për ngjarjen konkrete, nuk kam ndonjë studim për këtë sepse nuk është më është dashur, ndonëse kam libër për tipologjinë antropologjike të totalitarizmit shqiptar.

Por, a është e mundur që njeri që le një letër ku thotë se po vetëvritet, dhe gjendet i vrarë më pas, të mos jetë vetëvrarë por vrarë?

Teorikisht po, patjetër, pa problem.

  1. Dikush nga bashkëpuntorët e tij i thotë : shkruaj një letër Enverit dhe thuaji se po vret veten, ne ja çojmë dhe kështu ai do të kuptojë se duhet të ndërhyjë shpejt, pa kaluar ti në akt, ta mbylli këtë muhabet, dhe nuk dënohesh. I ndjeri nuk ka rrugë tjetër dhe e shkruan. Ndërkohë e vrasin. letra është shkruar, hiqet qafe.
  2. Ai vetë shkruan një letër ku thotë se do të vetëvritem, por jo medoemos e ka këtë synim atë ditë ditë ose atë çast, thjesht e shkruan ta ketë si version për një moment të dytë ku nëse do të vendoste ta vriste veten, të mos humbëte kohë ta shkruante letrën. Por, dikush e konstaton ose e merr vesh letrën dhe gjen rastin ta vrasi.
  3. Dikush i thotë se do të eliminohesh, prandaj rruga më e mirë është të shkruash një letër ku të thuash këtë që do të vetëvritesh. Mbase do të shpëtosh pjesën tjetër të familjes. I ndjeri e shkruan letrën e vetvrasjes, por heziton ta vrasi veten. Atëhere ata që e kanë kërcënuar kryejnë aktin.
  4. I ndjeri për t’u lehtësuar shkruan se do të vrasi veten, por jo medoemos e ka vërtet atë synim imediat. Bën psikologjikisht një sprovë me veten, sesi do t’i dukej po ta bente pergjysem aktin e vetvrasjes, por bën vetëm gjysmën e kthyeshme. Shkruan se do të vritet, por kur sheh gjysmen e veprimit të bërë, ka peshtjellim dhe lemeri dhe nuk e ben aktin e vertete. Por, kaq duhet që ai të ekzekutohet sepse letren e ka shkruar.

Sigurisht, Mehmet Shehu ka shumë mundësi të ketë vetvrarë veten.

Se mos ka ndonjë rëndësi kjo tani.

E kam gjetiu.

Si është e mundur që historianë amatorë ose që e quajnë veten profesionistë marrin copën e letrës automatikisht si dokument, marrin letrën si provë, konsiderojnë se një njeri i vrarë meqë ka lënë një letër se do të vrasi veten, është sigurisht i vetëvrarë.

Pale kur thonë se edhe vetë i biri e pranon. Pse po të jesh i biri nuk ja fut kot??? Statusi i dëshmitarit të besueshëm nuk lidhet fare me statusin familjar. Aq më pak i historianit nuk të jep sigurinë që gabime logjike t’i marrësh për prova historike.

Se po u pranua se ka një vrasje pasi shkruhet një letër për vetvrasje, atëhere gjithçka ndryshon. Ndryshon shumë. Por, nuk po i shkoj rrjedhojave deri në fund.

Puna është sesa lehtë bëhet gabimi logjik në analizën e ngjarjeve historike nëse historiani ngatërron :

dokumentet me provat,

ngatërron atë që është shkruar me atë që ka ndodhur ose mund të ketë ndodhur,

ngatërron shkakun iluzor me shkakun e vërtetë!

Do të thotë ndokush: Po ky çne sot me këtë?

Hiç o kot, ashtu m’u kujtua duke ecur!

Tags: artan fugadokumentenver hoxhahistorianetLetraMehmet Shehuprove

TË LIDHURA

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025
Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Next Post
Shkolla po bëhet më e shtrenjtë, çmimet e librave dhe mjeteve shënojnë rritje më 2019

Shkolla po bëhet më e shtrenjtë, çmimet e librave dhe mjeteve shënojnë rritje më 2019

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona

“Ulsiu u tremb nga Meta”, deputeti tregon prapaskenat në Komisionin Hetimor

“Ulsiu u tremb nga Meta”, deputeti tregon prapaskenat në Komisionin Hetimor

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com