Analisti Mustafa Nano komentoi ditën e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, daljen e presidentit Ilir Meta përballë Komisionit Hetimor, i ngritur posaçërisht për hetimin e tij.
Nano e cilësoi performancën e Metës, fantastike, ndërsa shtoi se Komisioni Hetimor ishte një veprim i gabuar që nuk ka për t’u finalizuar.
“Komisioni Hetimor ishte një veprim i gabuar që nuk ka për t’u finalizuar. Performanca e Metes ishte fantastike, një nga gjestet më të mira që ka bërë ndonjë politikan shqiptar. Shkoi si zotëri i vërtetë, me qetësi dhe bëri sqarimet e duhura ligjore dhe politike ne mënyrë perfekte dhe shumë të mirë”, tha Nano.
Meta ishte thirrur në Komision për të dëshmuar lidhur me ligjshmërinë e veprimeve të tij për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.