Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Video/ “Pishat nga momenti në moment janë duke rënë mbi shtëpi, mbi fëmijët”

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Video/ “Pishat nga momenti në moment janë duke rënë mbi shtëpi, mbi fëmijët”

Myzafer Zeneli me banim në Golem, thotë se dy pisha ngjitur me shtëpinë e tij rrezikojnë të bien, pasi janë tharë e nuk priten. Bashkëshortja e tij tregon se kanë shkuar të bëjnë ankesë në komunë, dhe më pas në drejtorinë e pyjores në Kavajë, por u është thënë se duhet të paguajnë faturën e prerjes në shumën prej 25 mijë lekësh të vjetra dhe më pas t’i presin vetë. Kostoja financiare është e papërballueshme për këtë familje, vijon ajo.Ne jemi drejtuar në Drejtorinë e pyjeve në bashkinë Kavajë, ku na thuhet, se qytetari nuk e ka truallin e tij.

Myzaferi duhet të bëjë dhe pagesën e faturës dhe prerjen vetë, pasi kjo nuk është detyrë e Drejtorisë pyjore. Gjithsesi pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, na u tha, se pishat do të priten nga drejtoria e pyjeve.

“Problemi qëndron këtu: Kemi 12 vite që jetojmë këtu dhe kemi 2 pisha rreth shtëpisë dhe ato janë shumë të rrezikshme. Ato janë tharë dhe janë shumë të rrezikshme nga momenti në moment janë duke rënë mbi shtëpi, mbi fëmijët. Vajtëm në komunë u interesuam. Na thanë bëni një kërkesë, dy fotografi dhe dërguam në pyjore. Erdhën këtu, i verfikuan, na thanë janë të rrezikshme do ti presim dhe si përfundim nuk ka ardhur njeri. Kemi shkuar sërish dhe na kanë thënë se duhet të paguajmë 25 mijë lekë fatura dhe nuk e kemi paguar sepse nuk kemi para. Morëm atë të vinçit dhe tha dua 50 mijë Lekë të vjetra orë, ai do rrijë tre orë do 150 mijë Lekë dhe 60 mijë i do ai që do i presë. Para një jave frynte shumë erë dhe ra pisha për pak i zuri fëmijët tek shtëpia përballë që jemi. Ne jemi të tmerruar tani, se vjen vjeshta dhe nis furtuna. Ne jemi të tmerruar, kur fryn erë duket sikur lëvizin themelet, pasi ato i kanë rrënjët tek shtëpia. Unë 200 mijë Lek marr, ti heqin që aty. Ti marri kush të dojë, vetëm të mos më shkulin themelet e shtëpisë”.

Drejtori: Ka ardhur në zyrë, ka shkuar komisioni i punës, ka shku, ka verifiku situatën në vend. Ky, në certifikatë pronësie, ka vetëm objektin, ndërtesën, nuk ka truallin. I ka dalë tarifa, të cilit i është thënë, ai s’ka pranuar. Domethënë, pisha kur pritet, llogaritet volumi, matet gjatësia.

Gazetarja: Totali, sa i ka dalë zotërisë?

Drejtori: Totali i ka dalë 2191(Lekë të reja). Shkon dhe bëhet damkosja për prerje dhe mbasi damkoset kjo, qytetari bën prerjen.

Gazetarja: E bën vetë?

Drejtori: E bën vetë.

Gazetarja: Ju më thatë, që ai ka vetëm ndërtesën dhe nuk e ka truallin.

Drejtori: Po!

Gazetarja: Atëherë, pse i takon qytetarit ta presi?

Drejtori: Shiko! Unë nuk e di situatën, por kërkesën ai e ka bërë për prerje.

Gazetarja: Ju, nuk e keni përgjegjësi?

Drejtori: Përse?

Gazetarja: Për të shmangur rrezikun, që kanos qytetarin?

Drejtori: Tek komplekset turistike, që janë në disa fshatra turistikë, ne kemi dërguar administratorin. Mirëpo, nuk paguajnë lekët njerëzit.

Gazetarja: Po njerëzit, disa kanë mundësi, disa nuk kanë mundësi.

Drejtori: Po jo pra, se s’është me mundësi, se ajo është rrezik.

Gazetarja: Po është me mundësi, ashtu siç mund të jetë për shembull, që mund t’i vendosësh pikën, që nuk është në truallin e tij dhe ju keni për detyrë ta prisni.

Drejtori: Rrezik ajo është në këmbë akoma!

Gazetarja: Ne duhet të presim, që të bjerë, që të themi “Dëgjo, se ra kjo pisha, se ishte tharë pak”?!

Drejtori: Po mirë! Zotëria, meqë është interesuar, pse është tërhequr ai?

Gazetarja: Pse është tërhequr? Po, sepse nuk ka mundësi zotëri, ta paguajë.

Drejtori: S’ka mundësi, me zonë në shtëpi turistike…

Gazetarja: Po e ke parë shtëpinë e atij ti?

Drejtori: Jo, unë s’kam qenë vetë. Megjithatë…

Gazetarja: E di, si është shtëpia e tij? Do shkosh ta shofësh, që të kuptosh pastaj…Po gjithsesi, ne të arrijmë në përfundimin, që pema nesër të bjerë, por ta parandalojmë këtë.

Drejtori: Po! Dhe kush duhet të merret me këtë punë, thuaj ti?

Gazetarja: Kush duhet të merret me këtë punë? Qytetari?

Drejtori: Pse e ka prurë këtë ai? (Për certifikatën e shtëpisë)

Gazetarja: Sepse i është kërkuar dokumenti, pra.

Drejtori: Tani, meqë ju ndërhyni kaq shumë, po e presim ne atëherë.

Gazetarja: Do ta prisni ju?

Drejtori: Po! Do ta marr përsipër unë./tvklan.al

 

Tags: drejtoria pyjorepemaqytetarja

TË LIDHURA

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet
Aktualitet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”
Shqipëria

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!
Politikë

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Next Post
Plas skandali/ Avokati sekser u paguan 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen

Plas skandali/ Avokati sekser u paguan 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen

Komisioni për Metën/ Neritan Ceka shpërthen kundër anëtarëve: Janë injorantë!

Komisioni për Metën/ Neritan Ceka shpërthen kundër anëtarëve: Janë injorantë!

“Do digjnin Kuvendin!” Grida Duma: Bëmë të pamundurën për të ndaluar revoltën

"Do digjnin Kuvendin!" Grida Duma: Bëmë të pamundurën për të ndaluar revoltën







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Bota

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

by mirseda
23:01 | 17/12/2025
0

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë...

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

E rëndë në Itali, shoferi shqiptar i kamionit humbet jetën në portin e Triestes, mister shkaqet

22:35 | 17/12/2025
Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

Uzuni: “Shkruajtëm historinë. Polonia nuk është Gjermania; në finale preferenca ime është…”

22:03 | 17/12/2025
Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti i Ballkanit, nënshkruhet deklaratë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

21:14 | 17/12/2025
Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

Begaj: Sipërmarrja, çelësi i Shqipërisë drejt familjes evropiane!

20:43 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com