Një valë shkarkimesh kanë përfshirë Kadastrën e Vlorës, ku janë pezulluar nga detyra drejtuesit më të lartë të këtij institucioni. Burimet bëjnë me dije se është shkarkuar kreu i Kadastrës, Florian Alimadhi, i cili e ushtronte këtë detyrë prej muajit maj të këtij viti.
Në vend të Alimadhit është emëruar juristi Alteo Nazëraj, i cili ka punuar si specialist në drejtorinë e Hipotekës prej 10 vitesh.
Është shkarkuar gjithashtu edhe nëndrejtori i Kadastrës, Klodian Troci, si dhe një numër ende i pakonfirmuar specialistësh.