Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Politika është për burra”/ Ish-anëtari i PD-së i vërsulet Bashës, thirrje demokratëve

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Politika është për burra”/ Ish-anëtari i PD-së i vërsulet Bashës, thirrje demokratëve

Ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri sulmon liderin demokrat, Lulzim Basha për vendimet brenda partisë dhe aksionin opozitar kundër qeverisë.

Në reagimin e tij, Kulluri e konsideron qesharak aksionin e opozitës së bashkuar kundër kryeministrit Rama, ndërsa i bën thirrje demokratëve që të marrin fatin e partisë së tyre.

“Politika eshte per burra dhe gra te forte e jo per “koka te ulura” qe hane “sapunin per djathe” mjafton qe teje sapuni i Kryetarit dhe kryetareve te vegjel” shkruan mes të tjerash ish-anëtari në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Shqiperia ka nevoje per nje PD ne pushtet! Te djathtet nuk e meritojne nje opozite qarramane qe fshihet nga gara, pergjegjesia, betejat dhe gara! PD nuk eshte roje cadrash me 20 veta ne turne qesharake si roje parkingu, por per nje parti te afte ideologjikisht dhe politikisht per te qeverisur vendin! Nuk mund te lihet Rama te livadhise mes korrupsionit, propagandes dhe percmimit ndaj njerezve! JO!

Vendi ka nevoje per PD qe nisi historine e demokracise perballe diktatures e nuk i dilka dot perballe Rames e Taulanteve! PD nuk mund te jete parti frikacakesh, njerezish pa ide qe presin te “bjere vete qeveria”! Nuk eshte parti me nje grup njerezish qe presin fjalimet bosh te kryetarit dhe te deleguarve neper mbledhje degesh ku “ ata bejne sikur na drejtojne e ne bejme sikur angazhohemi”! E kemi pare si jane katandisur protestat neper rrethe me 200 vete kur deget kane nga 3 000 mije anetare!

Ne s’jemi parti “guerriljesh” qe hedhin molotov e vrapojne neper rrugica! PD eshte themeluar ne ‘90-91 me Sigurimin e Shtetit ne fuqi, e sot paskemi frike nga Ditmiri, Gjushi, Taulanti e ca kopje te vogla te piktorit! Nuk morem pjese ne reformen territoriale, rrinim ne çadër kur PS ishte ne fushate, flirtonim per qeveri te perbashket kur “leaderi” bertiste per “fundin e rregjimit” qe mori 74 deputete!

Ngrijme e shkrijme se mos na mbetet kryetari pa karrige e nuk caktojme emrat e opozites ne KLGJ e KLP e pastaj “qajme” se Rama vendos njerez ne sistemin e drejtesise! Bejme selfie neper mitingje por askush nuk kapi me dore listat e zgjedhesve ne 2017! Rrotullohemi rreth Kryeministrise si “roza rozina” e pastaj kthehemi tek oborri i PD duke kenduar me stonature Himnin Kombetar si me qene tifoze futbolli! Shpallim fitore 85% ne zgjedhje kur Rilindja merr 100% te bashkive ne tavoline!

Kur u thua keto te verteta, ca ulin koken si dorezim ndaj realitetit, ca te tjere thone se ne 2021 “do fitojme”, e kur u thua “si”, cohen nga tavolina se kane harruar gjellen ne zjarr! Cohuni dhe flisni, kerkoni zgjidhje, perplasni doren ne tavoline, kerkoni llogari e mos i shkoni mbas atyre qe aktin me te madh heroik kane frazen “si urdheron kryetar”! Mos prisni revolucionin e rradhes se s’ka per te ndodhur pas tre te parave qe u treten ne harresen e komedive me heronj facoletash me lote gazi!

Merni partine ne dore nga seksioni deri ne kryesine e deges dhe luftoni per partine tuaj! Mos u terhiqni per hunde nga “lufta e kryetarit” me armiq ne PD, Amerike, BE, media por tregoni qe PD eshte parti zgjedhjesh, garash, perplasjesh, fitoresh, qeverisjesh dhe jo “lojtaresh kukamfshehti”! Politika eshte per burra dhe gra te forte e jo per “koka te ulura” qe hane “sapunin per djathe” mjafton qe teje sapuni i Kryetarit dhe kryetareve te vegjel.

Tags: Edvin KulluriIsh-anëtar i Këshillit Kombëtarlulzim bashaPD

TË LIDHURA

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

22:31 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit
Aktualitet

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak
Politikë

Bardhi: PS po zhduk balancën e pushteteve, Shqipëria drejt shtetit njëpartiak

21:19 | 04/03/2026
Next Post
“Do digjnin Kuvendin”/ Meta zbulon telefonatën me Bashën: Nëse ndodh diçka…

"Do digjnin Kuvendin"/ Meta zbulon telefonatën me Bashën: Nëse ndodh diçka…

Zbuloi lidhjet e CIA-s me trafikun e kokainës në SHBA, fundi tragjik i gazetarit amerikan

Zbuloi lidhjet e CIA-s me trafikun e kokainës në SHBA, fundi tragjik i gazetarit amerikan

Mbyllet seanca hetimore, Meta-Finos: I preferuari im, e ftoj sa më shpejt në Presidencë

Mbyllet seanca hetimore, Meta-Finos: I preferuari im, e ftoj sa më shpejt në Presidencë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com