Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Mos janë të sëmurë?”/Ngjela: Ky do të jetë shpëtimi i shqiptarëve nga politikanët injorantë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Opozita aktuale vetëvrasje/ Ngjela tregon ndryshimin midis opozitës së 1945 dhe asaj të sotme

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka treguar arsyet që sipas tij kanë krijuar këtë situatë politike në vend.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Ngjela shprehet se injorantët e ardhur në pushtet, janë vënë me qëllimin për të marrë diçka, dhe jo për të bërë atë që kërkon zhvillimi shoqëror.

“Populli është i detyruar të dëgjojë sharje individësh dhe jo qeverisje të përgjegjshme për aktet e saj”, thekson në hyrje të analizës avokati, teksa shton se “kjo është edhe historia e Shqipërisë në këta tridhjetë vitet e fundit”.

Ndër të tjera, Ngjela thotë se në politikën shqiptare ka vetëm luftë njerëzish dhe jo debat idesh për zhvillim kombëtar.

“Loja me sharje dhe fyerje e me denoncime të kota, ka vetëm një qëllim: pushtet dhe para. Por paraja tani do të hyjë nën hetim nga reforma antikorrupsion.

E pra, prandaj, pikërisht ky do të jetë shpëtimi i shqiptarëve nga kjo lojë e ligë tridhjetëvjeçare. Sepse, ajo që shprehëm më lart, s’është veçse një pushtim sui generis i shoqërisë shqiptare nga një bandë keqbërësish. Por, shqiptarët vetë, me forcat e veta, nuk mund të dilnin dot nga ky pushtim makabër tridhjetëvjeçar”, shprehet Spartak Ngjela.

Statusi i plotë:

Vetëm kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli është i detyruar të dëgjojë sharje individësh dhe jo qeverisje të përgjegjshme për aktet e saj.

Kjo është edhe historia e Shqipërisë në këta tridhjetë vitet e fundit.

Por, nuk është vetëm kjo, sepse, këta injorantë kanë ardhur në pushtet për të marrë diçka dhe jo për të bërë atë që kërkon zhvillimi shoqëror.

Ku është sot debati për zhvillimin kombëtar? Askund.

A nuk e provon kjo atë që sapo e thamë më lart?

Vërtet mendoni se të çmendurit dhe injorantët mund të vijnë në pushtet për të bërë diçka për vendin?!

Kurrë mos e prisni këtë.

Kjo është arsyeja që në Shqipëri, në politikë, ka vetëm luftë njerëzish dhe jo debat idesh për zhvillim kombëtar. Mos janë të sëmurë?

Jo, këta politikanë të lartë, në të dyja palët, janë në lojë mashtruese për të çorientuar opinionin publik në lidhje me të vërtetën: paaftësinë absolute të administratorëve dhe politikanëve të rangjeve të larta.

Injoranca në drejtimin e vendit, fshehet mbas një luftë verbale individuale të poleve të politikës, mes fyerjesh dhe shpifjesh që kurrë nuk janë gjykuar.

Pse nuk janë gjykuar asnjëherë “krimet” e denoncuara politikisht që mbushin për çdo ditë gazetat dhe lajmet televizive?

Nuk e keni parë, që, pasi opozitarët “luftarakë” vijnë në pushtet, s’e kanë denoncuar asnjëherë kundërshtarin e rrëzuar nga qeverisja?

Pse?

Sepse kanë ndërruar vetëm portat, dhe loja ka filluar nga e para. Kurse, pikërisht këtu e gjen vendin e vet të sigurt korrupsioni.

Loja me sharje dhe fyerje e me denoncime të kota, ka vetëm një qëllim: pushtet dhe para. Por paraja tani do të hyjë nën hetim nga reforma antikorrupsion.

E pra, prandaj, pikërisht ky do të jetë shpëtimi i shqiptarëve nga kjo lojë e ligë tridhjetëvjeçare. Sepse, ajo që shprehëm më lart, s’është veçse një pushtim sui generis i shoqërisë shqiptare nga një bandë keqbërësish.

Por, shqiptarët vetë, me forcat e veta, nuk mund të dilnin dot nga ky pushtim makabër tridhjetëvjeçar.

Ja pra, kjo ishte arsyeja pse, pasi e konstatuan rrjedhën e mësipërme, këtë ndërmarrje historike kaq të domosdoshme për shqiptarët, e morën përsipër aleatët e mëdhenj perëndimorë të Shqipërisë. Dhe, sigurisht që do ta kryejnë plotësisht. Ajo sapo ka filluar.

Tags: opozitapolitikapushtetaretSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Aktivistët në Hong Kong, thirrje për presion të SHBA ndaj Kinës

Aktivistët në Hong Kong, thirrje për presion të SHBA ndaj Kinës

Francezët ngatërruan himnin shqiptar me të Andorra-s/ Grizman: Gabim i rëndë!

Francezët ngatërruan himnin shqiptar me të Andorra-s/ Grizman: Gabim i rëndë!

‘Xhamat e pasëm mund të errësohen’/ Drejtoria e Transportit Rrugor na njeh me rregullat e reja

'Xhamat e pasëm mund të errësohen'/ Drejtoria e Transportit Rrugor na njeh me rregullat e reja

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com