Një punëtor është rrëzuar nga skela, duke gjetur vdekjen. Viktima është gjetur nga banorët e zonës, në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilët të alarmuar kanë lajmëruar policinë.
“Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë është dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.